
Mediat në Kosovë kanë publikuar disa materiale gjyqësore, ku pretendohet se reperi i njohur, Fero, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli.
Në dokumentet e siguruara nga Paparaci.com paraqiten mesazhe apo telefonata që Fero ka kryer me Arbenitën, ku dukshëm e fyen në mënyrë të vazhdueshme.
“Me kë po flet? Ma trego shpejt? Përse i ke lyer buzët?”, janë vetëm disa nga mesazhet që ai i ka nisur Arbenitës, e cila pretendon se kjo sjellje ka bërë që të përjetojë dhunë psikologjike.
Në aktakuzë thuhet:
“I pandehuri me veprimet e tij ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës ka shkaktuar dhimbje, frikë dhe shqetësim të madh emocional.”
Më tej, sipas mesazheve të bëra publike, Fero dyshohet se ka ngacmuar seksualisht Arbenitën:
“Ta ha zemrën… shpirti im, ti je gruaja ime. Unë kam të drejtë të flejë me ty.
Nuk ke të drejtë të më thuash jo.”
Por, situata bëhet edhe më e rëndë në shtator të vitit 2024, ku ai, sipas aktakuzës, kërcënon Arbenitën.
“I pandehuri Feronit Shabani, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit, me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka kanosur seriozisht ish- bashkëshorten e tij, tani të dëmtuarën Arbenita Ismaili, përmes rrjetit social ‘WhatsApp’.
Fillimisht e fyen me fjalë të rënda ofenduese, duke e cënuar dinjitetin e të dëmtuarës, e më pas e kanos ndër të tjera me fjalët:
“Do ma dëgjosh krismën. Të vras! Ta nxjerr shpirtin prej vendit,” thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj reperit për veprat penale që përfshijnë dhunën, ngacmimin dhe kanosjen e ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.