Metropolitan

Quajti "të vonuar" fëmijët e tyre: Si po reagojnë Beyoncé dhe Jay Z ndaj Kanye West

Quajti "të vonuar" fëmijët e tyre: Si po reagojnë

Kim Kardashian nuk është e vetmja që është indinjuar nga sjellja e Kanye West. Beyoncé dhe bashkëshorti i saj, Jay-Z, janë krejtësisht të zhgënjyer me reperin, pasi ai etiketoi fëmijët e tyre të vegjël në mënyrë ofenduese. Në një postim të fundit në X, Kanye West i quajti fëmijët binjakë të çiftit, Rumi dhe Cher, "të vonuar".

Çifti i njohur i industrisë së muzikës po mendojnë për mënyrën se si do ta përballojnë situatën dhe nuk përjashtohet mundësia që të marrin masa ligjore, sipas mediave ndërkombëtare. Një burim për “PageSix”, tha se Jay-Z dhe Beyoncé e konsiderojnë sjelljen e reperit "të paimagjinueshme" dhe nuk do ta tolerojnë atë.

“Jay-Z dhe Beyoncé janë në dijeni të postimeve të fshira të Kanye dhe po mendojnë se si ta trajtojnë situatën, qoftë privatisht ose përmes formave ligjore”, tha një burim i afërt me çiftin.

Megjithatë, për momentin ata nuk kanë ndërmend t'i përgjigjen publikisht deklaratave të Kanye West.

Mirëpo, nëna e Beyoncé -s, Tina Knowles, nuk e la pa komentuar deklaratën e Kanye West në lidhje me fëmijët e Beyonce dhe Jay Z.

Mamaja e Beyoncé është kujdesur t'i përgjigjet në të njëjtën mënyrë Kanye-t, me një postim në Instagram. Në të, ajo theksoi se “çdo armë që është përdorur kundër saj apo familjes së saj do të asgjësohet në fund”.

Në veçanti, mamaja e këngëtares ka postuar një video në llogarinë e saj personale në Instagram, në të cilën duket se ironizoi reperin.

“Çfarë ndodh kur një plak prej bore shpërthen? Shkrihet”, dëgjohet të thotë ajo në video. Në mbishkrimin që shoqëron postimin, ka shkruar: 

“Është e vështirë të qëndrosh pozitive dhe me klas përballë injorancës dhe të keqes. Por e di që asnjë armë kundër meje apo familjes sime nuk do të ketë sukses. Kjo betejë nuk është e imja, por e Zotit, e di që Zoti do kujdeset për këtë."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tina Knowles (@mstinaknowles)

Në një reagim në rrjete sociale, reperi nuk ngurroi t'i quante publikisht motrat Kardashian si punonjëse seksi dhe shkoi edhe më tej, duke i akuzuar si tutore të fëmijëve të tyre në prostitucion.

Këto deklarata të reperit vijnë si një sagë e “shpërthimeve” të tij, nga të cilat është ofenduar rëndë edhe familja Kardashian.

Artikuj të sugjeruar:

REELS

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞

POV: thua “vetëm një copë”, por Krostata me fiq ka plane të tjera. 👀🤎

Si i bëhet në këto raste? 😂

POV: Garderoba jote sapo kërkoi një upgrade. 🛍️✨ Summer Sale në @fashionandfriends_al në TEG ka nisur, me ulje deri në 60%. Mos bëj scroll shumë gjatë, se outfitet më të mira zhduken sa hap e mbyll sytë. 👀