Showbiz

Raimonda Bulku flet për momentin e sikletshëm me Mimoza Ahmetin: “Ishte një gjë e shëmtuar”

Nature Photo Collage Travel Postcard.png

Mund të keni harruar shumëçka nga finalja e “Ferma VIP”, por dyshojmë të keni fshirë nga kujtesa momentin e sikletshëm të surprizës, le të themi, që produksioni kishte përgatitur për fituesen e këtij edicioni, Mimoza Ahmeti.

Disa prej kolegëve të saj, mes tyre edhe Raimonda Bulku, lexuan poezi që supozohej të ishin pjesë e krijimtarisë së Mimoza Ahmetit, por kjo e fundit ndërhyri për të thënë se, në fakt, materialet e përgatitura nuk i përkisnin asaj.

Lidhur me situatën e krijuar ka reaguar aktorja Raimonda Bulku, e cila theksoi se e gjithë ngjarja i vuri në një pozitë të vështirë si atë, ashtu edhe kolegët e tjerë.

Në një intervistë për “N’qytet me Maksin”, aktorja tha se ajo që ndodhi ishte shqetësuese dhe krejtësisht jashtë kontrollit të tyre.

“U shqetësova shumë, ashtu si edhe kolegët e mi, sepse ishte një gjë e shëmtuar që nuk na takonte neve. Shkuam me respekt dhe për të bërë punën tonë”, u shpreh Bulku.

Ajo sqaroi se në evente të tilla është praktikë e zakonshme që tekstet t’u vihen në dispozicion artistëve nga organizatorët ose produksioni, sipas konceptit dhe minutazhit të përcaktuar për programin. Për këtë arsye, askush nuk kishte arsye të vinte në dyshim materialin që iu dha.

“Unë i kam librat e Mozës në shtëpi. Do të kisha zgjedhur vetë një poezi nga krijimtaria e saj dhe gjithçka do të kishte qenë shumë e thjeshtë”, tha ajo.

“Nuk do të dyshonte njeri që një produksion i atij niveli mund të sillte poezi të gjetura në internet, sipas pretendimeve të Mozës”, shtoi Bulku.

Lidhur me këtë situatë, komentuesit në rrjetet sociale, e jo vetëm, kanë pasur shumëçka për të thënë, por edhe ne në Anabel i kemi thënë dy fjalë, të cilat mund t’i lexoni në këtë artikull: (kliko ketu)

 

REELS

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_