Showbiz

Rastësi apo thumb? Postimi i Selin pas intervistës së Gretës po komentohet kudo

IMG_6048.webp

Kur dukej se debatet e Big Brother VIP i përkisnin së shkuarës, një intervistë dhe një postim në Instagram mjaftuan që dramat të riktheheshin.

Gjithçka nisi pas paraqitjes së Greta Kazazit në rubrikën “Kaq” të emisionit Top Arena, ku u intervistua nga Brikena Selmani. Gjatë bisedës, Brikena riktheu në vëmendje disa momente nga koha e reality show-t, duke përmendur videot ku Greta, Shëndriti, Selin dhe Gimbo diskutonin për të.

Në vijim, ajo e pyeti Gretën nëse edhe sot, pas përfundimit të formatit, vazhdojnë të flasin për të.

Greta zgjodhi një qasje disi më ndryshe, duke refuzuar të përgjigjej po aq hapur sa u pyet. Ajo u shpreh se secili është i fokusuar te projektet dhe angazhimet e veta, ndërsa shtoi se ruan respekt si për Brikenën, ashtu edhe për të gjithë ish-banorët, duke theksuar se loja tashmë i përket së shkuarës. Thënë ndryshe, për të ajo që ndodhi në Big Brother, mbeti aty.

Por drama nuk u mbyll me aq.

Pak pas transmetimit të intervistës, Selin publikoi në Instagram një postim që fliste për çrregullimin e personalitetit narcisist dhe mënyrën se si mund të përballet një person me këtë çrregullim.

Postimi shoqërohej edhe me një koment ironik:

“Kam faj unë që kam TV dhe rrjete sociale, që ato që më humbin në TV, mi nxjerr Zoti në IG. Gjithsesi.”

55b571bc-69b7-44d7-9189-4d57c067d768.jpeg

Edhe pse Selin nuk përmendi asnjë emër, momenti i publikimit bëri që shumë ndjekës ta interpretonin postimin si një mesazh të tërthortë ndaj Brikena Selmanit.

Aq për momentin! Nëse drama vazhdon, do të përditësoheni!

REELS

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞