News

Rasti i dhunës në Fier: 19-vjeçarja lihet në burg, një e mitur shtrohet në psikiatri

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tri vajzat e përfshira në dhunimin e një 17-vjeçareje, ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, pasi momenti i dhunës u filmua dhe u shpërnda në rrjete sociale.

Në seancën për verifikimin e masave të sigurisë, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën “arrest me burg” për 19-vjeçaren e përfshirë në ngjarje.

Për njërën prej dy 15-vjeçareve u konfirmua masa “arrest në shtëpi”, ndërsa për të miturën tjetër gjykata vendosi “shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik”.

Sipas autoriteteve, masat janë caktuar duke marrë në konsideratë moshën e secilës prej të dyshuarave, si edhe shkallën e përfshirjes së tyre në ngjarjen që po hetohet.

Ndërkohë, nëna e njërës prej 15-vjeçareve ka folur para mediave, duke thënë se vajza e saj ndodhet e shtruar në spital psikiatrik dhe se po merr trajtim mjekësor. Ajo u shpreh se shqetësimet për vajzën kanë nisur më herët, që kur ajo ishte nxënëse në një shkollë 9-vjeçare shtetërore, dhe pretendoi se familja kishte kërkuar ndihmë nga shkolla dhe psikologia, por nuk kishte marrë mbështetjen e duhur.

Sipas saj, prindërit iu drejtuan edhe zyrës arsimore në Fier, ndërsa më pas vendosën ta transferonin vajzën në një shkollë private, ku ajo nuk kishte shkuar asnjë ditë, pasi ndihej e bullizuar.

Ajo tha gjithashtu se nuk i njihte shoqet e vajzës dhe se i kishte parë për herë të parë në polici.

19-vjeçarja është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë, nën dyshimin për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim. Dy të miturat janë gjithashtu nën hetim në kuadër të të njëjtit procedim penal.

Ngjarja ka rikthyer edhe një herë debatin për dhunën mes të miturve, rolin e shkollës, familjes dhe institucioneve, si dhe për përgjegjësinë që kanë rrjetet sociale kur pamje të tilla shpërndahen pa kontroll.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit.

REELS

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞