Showbiz

Robert Ndrenika reagon pas komenteve për takimin me Erion Veliaj: “Ai është i pafajshëm”

Robert Ndrenika reagon pas komenteve për takimin me Erion Veliaj: “Ai

Pak ditë më parë, në rrjet qarkulluan gjerësisht pamjet e takimit mes Robert Ndrenika dhe Erion Veliaj, gjatë një prej seancave gjyqësore të këtij të fundit. Videoja u bë menjëherë virale dhe solli reagime të shumta në rrjetet sociale.

Pas polemikave të shumta,aktori i njohur ka vendosur të reagojë për herë të parë në emisionin Shqipëria LiveTop Channel, ku sqaroi marrëdhënien që ka me Veliajn dhe komentoi reagimet që pasuan.

“Erion Veliaj është një njeri që unë e njoh që fëmijë. Ishte diçka personale. Komentet më kanë mërzitur, por disa edhe më kanë bërë qejfin. Ka pasur edhe shumë keqkuptime”, u shpreh aktori.

Ai hodhi poshtë edhe komentet që aludonin se kishte përfituar favore nga politika.

“Më kanë thënë se më ka dhënë shtëpi. Unë shtëpinë e kam trashëgimi që në kohën e Fan Noli”, deklaroi Ndrenika.

Aktori u ndal edhe te raporti mes politikës dhe artit, duke theksuar se arti duhet të mbetet i pavarur dhe i paanshëm.

“Unë dua që politika ta mbështesë më shumë artin, sidomos teatrin. Arti duhet të ketë pavarësinë e vet, ashtu si gjykatat. Arti duhet të jetë asnjanës”, tha ai.

Në fund, Robert Ndrenika shprehu bindjen e tij se Erion Veliaj do të shpallet i pafajshëm.

“Unë druaj ta them, por besoj se Veliaj do të dalë i pafajshëm. Dhe edhe nëse nuk del këtu në Shqipëri, në nivele ndërkombëtare do të dalë i pafajshëm, sepse e di që është i pafajshëm”, u shpreh ai.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Sipas autoriteteve, ndaj tij janë ngritur 13 akuza, mes tyre korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre.

 

REELS

Si jeni me shëndet?

💞

Ekskluzive: Ja si u perzgjodhen poezite e Mozes ne finalen e Fermes

👏

Ylli Limani shkelqeu mbreme ne naten e pare te recitalit te tij ne Tirane. Kengetari qe theu rekordin per shitjen me te shpejte te biletave brenda 24 oreve, u shoqerua gjate gjjthe koncertit me nje kor prej 15 mije njerezish qe dinin permendesh cdo kenge te artistit hitmaker te momentit ne trevat shqjptare. Edhe pse per 2 ore me rradhe, publiku u perfshi teresisht ne koncert, ne fund, pas daljes se Ylli Limanit nga skena, ata nuk harruan qe ne kor, te kendonin refrenin e famshem te protestes “Rama jepe doreheqjen” me baze muzikore “Seven Nation Army” nga White Stripes, interpretuar nga instrumentistet ne skene.

Vera është këtu dhe produktet natyrale dhe vegane @fresh_line_albania janë shoqëruesi perfekt për ditët e plazhit. ☀️🌿🏖️

🦩 📸 @gersi__qose

😌😌😌

Robert Ndrenika reacts after comments about the meeting with Erion Veliaj: "He is innocent"

Robert Ndrenika reagon pas komenteve për takimin me Erion Veliaj: “Ai

A few days ago, footage of a meeting between Robert Ndrenika and Erion Veliaj, during one of the latter's court hearings, was widely circulated online. The video immediately went viral and sparked numerous reactions on social media.

After numerous controversies, the famous actor decided to react for the first time on the show Albania Live on Top Channel, where he clarified his relationship with Veliaj and commented on the reactions that followed.

"Erion Veliaj is a man I have known since childhood. It was something personal. The comments upset me, but some also made me happy. There were also many misunderstandings," the actor said.

He also rejected comments that implied that he had benefited from political favors.

"They told me that he gave me a house. I inherited the house from the time of Fan Noli," declared Ndrenika.

The actor also focused on the relationship between politics and art, emphasizing that art must remain independent and impartial.

"I want politics to support art more, especially theater. Art should have its own independence, just like the courts. Art should be neutral," he said.

In the end, Robert Ndrenika expressed his belief that Erion Veliaj will be declared innocent.

"I'm afraid to say it, but I believe that Veliaj will be acquitted. And even if he doesn't come out here in Albania, at international levels he will be acquitted, because I know he is innocent," he said.

Erion Veliaj has been in custody since February 10, 2025. According to the authorities, 13 charges have been filed against him, including passive corruption, money laundering, failure to declare assets, and abuse of office.