Promo

Sa i je rikthyer realisht rutinës?

Sa i je rikthyer realisht rutinës?

Nëse email-et nuk kanë më “shpresoj të kesh kaluar mirë”, grupet e punës janë ringjallur prej kohësh dhe njerëzit që para pak javësh postonin perëndime nga jugu tani flasin për strategji, afate dhe gjithë gjërat që “duhen mbyllur brenda muajit”, urime! Jeta normale është rikthyer zyrtarisht.

Pyetja është: po ti, je kthyer bashkë me të?

Si fillim, po të bëjmë disa pyetje. Përgjigjen jepja vetë vetes.

1. E di çfarë dite është pa parë telefonin?
2. Zgjohesh me alarmin e parë apo po negocion ende për “edhe pesë minuta”?
3. E hap email-in pa marrë frymë thellë më parë?
4. Je pajtuar me faktin që trafiku është sërish pjesë e personalitetit tënd?
5. Ke filluar të mendosh për gjithë punët e javës që duhen mbyllur?
6. Telefoni po të bie më shpesh dhe, më e rëndësishmja, po i përgjigjesh?

Nëse përgjigjet janë PO, punë të mbarë! Në të kundërt, kemi ende disa gjëra për të sqaruar.

Rikthimi zyrtar nuk ndodh kur kthehesh nga pushimet. Ndodh atë mëngjes kur dëgjon alarmin, e shtyn tri herë dhe fillon të negociosh me veten për pesë minuta të tjera gjumë. Pastaj vjen email-i. Jo thjesht ta hapësh për të parë numrin e mesazheve dhe ta mbyllësh menjëherë. Nëse e ke hapur, ke lexuar të paktën dy prej tyre dhe nuk të është prishur humori, praktikisht je gati për çdo gjë.

Sepse kalimi nga “ku do ulemi për darkë?” ose “mos harro të ma marrësh pak IQOS-in” te “pse nuk po lëviz askush?” në trafik ndodh shumë më shpejt nga sa mendon.

Para pak javësh mund të ishe në Dhërmi. Tani je në makinë, duke parë të njëjtin semafor për herë të tretë dhe duke llogaritur nëse Google Maps po të gënjen kur thotë “12 minuta”. Welcome back.

Po planifikon ende të ndryshosh gjithë jetën nga e hëna?

Do të zgjohesh herët, do të shkosh në palestër, do të hash shëndetshëm, do të lexosh më shumë, do të përdorësh më pak telefonin dhe do të flesh para orës 23:00.

Ambicioze. Pak shqetësuese, por ambicioze.

Ndërkohë, çanta është kthyer në versionin e saj të zakonshëm: laptop, kufje, karikues, çelësa, syze, një buzëkuq që nuk e përdor kurrë dhe IQOS, nëse je një përdorues i rritur.

Nëse peshon sërish sa një bagazh dore, s’ka më diskutim. Je kthyer. Madje, ndoshta nuk je larguar kurrë plotësisht.

Nëse ke arritur deri këtu duke menduar “ok, shumicën i bëj”, urime: je kthyer zyrtarisht në jetën normale. Nëse ende po shtyn alarmin, harron çfarë dite është dhe një pjesë e jotja mendon se darka në orën 22:30 është një ide krejt normale për të martën, të duhet edhe pak kohë.

Gjithsesi, vjeshta nuk të pyet nëse je gati. Kalendari është mbushur, telefoni bie, trafiku është aty ku e le dhe “e bëjmë pas verës” ka ardhur për të të kërkuar llogari.

Pra, sa gati je realisht për t’iu kthyer jetës normale? Me sa duket, mjaftueshëm. Se je tashmë në të.

Sa i je rikthyer realisht rutinës?

-Artikull promocional