Relationships

S’e prisnim, por “Shrek” sapo frymëzoi një trend të ri (toksik) për lidhjet

S’e prisnim, por “Shrek” sapo frymëzoi një trend
Khadija Horton/Getty Images

 
Mirë se vjen në botën e internetit! Sot, do të flasim për “Shrekking.” Po, “Shrekking” si Shrek, përbindëshi i famshëm (dhe super filmi). Megjithëse të gjithë e duam Shrek-un (ose, të paktën, mendoj se të gjithë e duam “Shrek 2”), më vjen keq ta them se ky trend takimesh nuk po e përdor emrin e tij në një mënyrën më të këndshme.
 
Si term në botën e takimeve, “Shrekking” i referohet daljes me dikë që e konsideron nën standardin tënd, me supozimin se përderisa je “jashtë ligës” së atij personi, automatikisht do kesh epërsi në marrëdhënie dhe nuk ka gjasa të lëndohesh, por në fakt, ndodh e kundërta.
 
“Shrekked” do të thotë të takosh me qëllim dikë që e sheh si “më poshtë”, por në fund të refuzohesh, thyhesh shpirtërisht ose përfundon i/e lënduar pikërisht nga ai/ajo që e konsideroje inferior/e.

Siç u shpreh një përdoruese e TikTok: “Të gjithë kemi qenë në këtë pikë: I japim një shans një djali që s’na tërheq, duke menduar se ai do e vlerësojë këtë dhe do të na trajtojë mirë. Por, në fund, përfundojmë të traumatizuar nga një ‘tallje’ e vërtetë”.

Por, "Shrekking", ndonëse është një eksperiencë universale, sërish bazohet mbi të qenit toksik! 

Pse është “Shrekking” kaq toksik?

Ashtu si hipergamia (pra “të takosh dikë që është më lart se ti”), që u bë trend në TikTok disa vite më parë, edhe koncepti i “Shrekking” bazohet në idenë e një sistemi që lidhet me disa “cilësi”, të përcaktuara nga pamja, mosha, të ardhurat dhe faktorë të tjerë sipërfaqësorë. Ky perceptim shërben si bazë për të thënë nëse po del me dikë “më lart,” “më poshtë” ose jashtë “ligës” tënde.

Faktorë sipërfaqësorë si pamja, mosha, të ardhurat etj. padyshim që ndikojnë te kush na tërheq dhe kjo është krejt normale. Por lidhjet e vërteta shkojnë më thellë. Ata që arrijnë lidhje të vërteta nuk janë duke bërë “llogari” se ku qëndrojnë ata dhe partnerët e tyre në një renditje imagjinare të përshtypjes që krijojnë tek të tjerët. Nëse u “Shrekk-ove” sepse mendove se po i bëje nder një “njeriu më poshtë se ti” duke u marrë me të, më vjen keq të ta them, por problemi mund të jesh ti.

Nëse je sapo “Shrekked” nga dikush që as s’të pëlqente shumë, mbaj mend:

- Nuk ka të bëjë me atë personin, por me ty (dhe ndoshta me plagët që ke nga e kaluara).

- Je në këtë situatë sepse u përpoqe shumë të mos e përjetoje. E di, tingëllon mizore. Por mekanizmat mbrojtës funksionojnë mirë… derisa nuk funksionojnë më!

- Kjo mund të jetë një shenjë që është koha të marrësh një pushim nga takimet, të reflektosh çfarë do me të vërtetë nga jeta jote sentimentale dhe pse jo, të flasësh me një terapist për të punuar mbi disa ndjenja të pazgjidhura nga marrëdhënie të shkuara.
 
Më beso, zhgënjimet e tua janë të vlefshme! Por nëse fillojnë të shfaqen si përpjekje jo të hijshme për të ngritur veten duke ulur të tjerët – që në fund kthehen kundër teje – atëherë ndoshta është koha të ndalesh një hap përpara se të fillosh të sillesh si vetë Shrek-u (që përbuzje).

 

REELS

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër