Çfarë e mban një martesë të fortë me kalimin e viteve? Komunikimi, respekti dhe besimi janë disa nga përgjigjet më të zakonshme, por profesori i Harvardit, Dr. Arthur C. Brooks, thotë se ka diçka tjetër që shpesh bën diferencën: ndjenja se je e adhuruar dhe e çmuar nga partneri yt.
Gjatë një bisede në The Unplanned Podcast, Brooks shpjegoi se gratë mund të kenë nevojë për shumë gjëra në një marrëdhënie, përfshirë respektin dhe përgjegjshmërinë, por sipas tij, një nga nevojat më të forta është të ndihen të dashura në mënyrë të dukshme dhe të veçantë nga bashkëshorti.
Ai e lidhi këtë ide me angazhimin që kërkon jeta familjare dhe prindërimi, duke argumentuar se dashuria duhet të shfaqet edhe në formën e përkushtimit dhe sigurisë emocionale. Për Brooks, mungesa e kësaj ndjenje mund të krijojë perceptimin se partneri nuk është plotësisht i përkushtuar ndaj marrëdhënies.

Megjithatë, komentet që pasuan videon sollën edhe një pikë tjetër interesante: adhurimi nuk matet vetëm me deklarata të mëdha romantike. “Mund të më thuash se do të vdisje për mua, por nëse nuk je kurrë i pranishëm apo nuk më ke prioritet, fjalët nuk vlejnë," shkroi një grua.
Një tjetër e përmblodhi edhe më thjesht: “Mund të thotë se do të luftonte me një tigër për ty, por a do t’i lante enët për ty?” duke theksuar se shpesh janë gjërat e vogla të përditshme ato që e bëjnë dikë të ndihet vërtet i dashur.
Edhe hulumtime të mëparshme mbi martesat e lumtura kanë nxjerrë në pah faktorë si falja, komunikimi, sinqeriteti dhe respekti. Pra, nuk ka një formulë të vetme që garanton një martesë të suksesshme, por kujdesi i vazhdueshëm dhe mënyra se si partnerët e bëjnë njëri-tjetrin të ndihet duket se mbeten thelbësore.
Me pak fjalë, ndoshta sekreti nuk është një gjest i madh romantik, por të ndiesh, çdo ditë, se personi pranë teje të sheh, të vlerëson dhe të zgjedh.
-
Horoskopi i dashurisë për muajin shtator ?
4 Shtator, 11:50 -
Dashuri me shikim të parë apo “red flag”? Kur duhet të bëni kujdes
3 Shtator, 21:25 -
-
Burimi: Amplify Upworthy



