Fashion & Beauty

Selena Gomez na dha një ide perfekte veshjeje për takime romantike

selena-gomez-3-6d5b60b90bbc4043a194847a81bed8ef.jpg

Selena Gomez dhe Benny Blanco po shijojnë pushimet e tyre në Itali dhe, si gjithmonë, po na dhurojnë momente që duken si skena filmi. Këngëtarja ndau në Instagram një foto nga një mbrëmje romantike në plazh, ku ajo dhe bashkëshorti i saj shihen të përqafuar nën dritën e hënës, gjatë pushimeve për ditëlindjen e saj të 34-t.

Për këtë mbrëmje speciale, Selena zgjodhi një fustan të bardhë romantik, ndryshe bohem, nga marka spanjolle De La Vali. Dizajni kombinonte një fund transparent me dantellë me motive lulesh dhe detaje të rafinuara përgjatë belit dhe bustit, duke krijuar një pamje elegante. Ajo e kompletoi look-un me vathë të thjeshtë dhe një topuz , duke lënë fustanin të ishte në qendër të vëmendjes.

Screenshot2026-07-26at14.49.24-e1c44e20a4ea483fab4cf8b0c3a01315.webp

Ndërkohë, Benny Blanco u koordinua në mënyrë perfekte me të, duke veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse në të njëjtën nuancë. Rezultati? Një nga ato kombinimet e thjeshta, por jashtëzakonisht elegante që të bëjnë të duash menjëherë një pushim buzë detit.

Ky nuk është i vetmi look i Selena-s që ka tërhequr vëmendje gjatë arratisjes së saj mesdhetare. Më herët ajo publikoi foto me një tjetër fustan të markës De La Vali, në ngjyrë blu të çelët, me motive delikate florale.

Këngëtarja festoi ditëlindjen më 22 korrik dhe ndau me ndjekësit disa momente nga festa. Në mesazhin e saj falënderues, ajo shkroi:

“Dua t’ju falënderoj pafund për mbështetjen, mirësinë dhe urimet për ditëlindje. Çdo ditë kam mundësinë të krijoj falë jush. Faleminderit që më bëni vajzën më të lumtur në botë.”

Mes fustaneve romantike, perëndimeve në plazh dhe momenteve të ëmbla me Benny-n, duket se Selena Gomez po jeton një nga verat e saj më të bukura.

REELS

Nxitoni, se s’do ngeli gjë për ju me sa duket… 👀😂@nalta

Apo s’ia vlen të merresh? 🤓

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.