Showbiz

Selena Gomez paditet për mashtrim lidhur me kompaninë e saj të shëndetit mendor

Selena Gomez po përballet me një padi që e akuzon për mashtrim lidhur me Wondermind, kompaninë e shëndetit mendor që ajo themeloi së bashku me nënën e saj, Mandy Teefey, dhe sipërmarrësen Daniella Pierson.

Investitorët pretendojnë se në vitin 2022 investuan rreth 1.2 milionë dollarë në kompani, pasi iu paraqit si një biznes me potencial të madh dhe me gjithçka gati për t'u kthyer në një platformë të suksesshme të shëndetit mendor.

Por, sipas tyre, realiteti ishte shumë ndryshe. Në padi pretendohet se partneritetet që iu ishin premtuar investitorëve nuk ekzistonin, projektet që supozohej se do të sillnin të ardhura nuk u realizuan dhe aplikacioni i Wondermind nuk u ndërtua kurrë. Edhe më interesante është se investitorët pretendojnë se për vite me radhë nuk u tregua se kompania po shkonte drejt dështimit.

Çfarë ndodhi mes Selena Gomez, nënës së saj dhe bashkëthemelueses?

Wondermind kishte nisur si një projekt i rëndësishëm për Selena Gomez, e cila ka folur publikisht ndër vite për rëndësinë e shëndetit mendor. Por pas skenave, gjërat duket se u komplikuan.

Sipas raportimeve të mëparshme, Daniella Pierson u largua nga kompania në vitin 2023 pas një konflikti me Mandy Teefey. Në të njëjtën periudhë, u raportua se Selena po përpiqej të distancohej gjithnjë e më shumë nga Wondermind.

Tani, investitorët pretendojnë se kanë zbuluar se kompania kishte probleme serioze financiare dhe menaxheriale.

Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen është pretendimi se në prill të këtij viti investitorëve iu tha se ekzistonte një llogari ku ishin vendosur paratë për t'u kthyer atyre. Sipas padisë, kjo llogari nuk ekzistonte.

Daniella Pierson i mohon akuzat

Pierson, e cila është gjithashtu e përfshirë në padi, i ka mohuar kategorikisht akuzat. Përfaqësuesi i saj deklaroi se ajo nuk ka përdorur asnjëherë paratë e investitorëve për shpenzime personale dhe se, përkundrazi, ka investuar paratë e veta në kompani pa marrë pagë.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨