
Selena Gomez ka treguar edhe një herë se nuk i ndjek gjithmonë rregullat klasike kur bëhet fjalë për bukurinë. Këngëtarja dhe sipërmarrësja është e njohur për mënyrën e saj personale të aplikimit të grimit dhe kujdesit për lëkurën, ndërsa së fundmi ka zbuluar edhe një mënyrë mjaft të pazakontë për ta hequr atë.
Në një video të publikuar në TikTok, Selena tregoi hap pas hapi rutinën e saj të pastrimit të fytyrës. Dhe ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte pikërisht zgjedhja e produkteve dhe mjeteve që përdor.
Hapi i parë? Serum hidratues
Ndryshe nga rutina klasike, ku zakonisht fillojmë me një balsam ose vaj pastrues, Selena përdor fillimisht një serum hidratues.
Ajo e aplikon produktin në fytyrë për të zbutur dhe “shkrirë” shtresën e grimit. Për shumë njerëz kjo mund të duket si një zgjedhje e pazakontë, sidomos sepse serumet zakonisht lidhen me fazën e kujdesit për lëkurën dhe jo me heqjen e makijazhit.

Më pas, një peshqir i lagur me ujë micelar
Pas serumit, Selena kalon te uji micelar. Por edhe këtu nuk ndjek mënyrën më të zakonshme të përdorimit.
Në vend të pecetave të pambukut, ajo merr një peshqir të pastër, e lag plotësisht me ujë micelar dhe më pas e përdor për të pastruar fytyrën. Pra, në rutinën e saj nuk ka as pambuk dhe as peceta mikrofibre.

Dhe pjesa më e papritur: beauty blender-i për sytë
Për hapin e fundit, Selena përdor përsëri ujë micelar për të hequr grimin e syve. Por në vend të një pambuku, ajo përdor një beauty blender.
Sfungjeri, që zakonisht shërben për aplikimin e fondatinës apo korrektorit, laget me ujë micelar dhe përdoret për të pastruar zonën e syve dhe qerpikët. Selena vazhdon ta përdorë derisa të mos mbeten më gjurmë grimi.
@selenagomez PSA I got most of these products free. I ain’t just rolling like that everywhere. Use any serum to take off make up before washing. It breaks it up nicely. Also use a sponge to wipe eyes to treat eyes delicately when removing make up. K I’m done pretending I know what I’m taking about.
? Never Be Me - Miley Cyrus
Në pamje të parë, rutina mund të duket paksa e çuditshme, por duket se metoda e saj funksionon. Madje, disa krijues përmbajtjesh që e kanë provuar më pas kanë treguar se rezultati i ka surprizuar.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se çdo hap është domosdoshmërisht ideal për çdo lloj lëkure. Sidomos zona e syve është delikate, ndaj fërkimi i tepërt duhet shmangur. Por një gjë është e sigurt: Selena Gomez sapo na dha një tjetër arsye për të parë rutinën e bukurisë me sy të tjerë.

