Metropolitan

Sendet personale të Matthew Perry-t dalin në ankand për një kauzë shumë të rëndësishme

Sendet personale të Matthew Perry-t dalin në ankand për një

Një pjesë e veçantë e trashëgimisë së Matthew Perry do të dalë në ankand muajin e ardhshëm, në një iniciativë që nuk synon vetëm koleksionistët, por edhe një kauzë shumë më të madhe. Ankandi organizohet në bashkëpunim me Matthew Perry Foundation dhe të ardhurat do të shkojnë për të mbështetur luftën kundër varësive dhe për të ndihmuar njerëzit që përballet me këtë betejë në rrugën e rikuperimit.

Sipas njoftimit të Heritage Auctions, ankandi do të nisë më 5 qershor dhe ka për qëllim të çojë përpara misionin më të rëndësishëm të aktorit, ndërtimin e një bote ku varësia nuk shoqërohet me stigma dhe ku çdo person që kërkon ndihmë ka akses në kujdes, burime dhe mbështetje komunitare.

Përfituesit e këtij ankandi përfshijnë programe dhe iniciativa konkrete, si programi i specializuar i mjekësisë lidhur me varësitë në Massachusetts General Hospital, si dhe mbështetje për organizata që punojnë drejtpërdrejt në terren për rehabilitimin. Vetë Perry kishte luftuar për vite me radhë me varësinë, duke e kthyer më pas përvojën e tij në një mision për të ndihmuar të tjerët.

Në ankand do të përfshihen edhe objekte ikonike nga seriali legjendar Friends, që e bëri Perry të famshëm në mbarë botën. Mes tyre janë 26 skenarë të serialit, dy prej të cilëve të firmosur nga kasti kryesor, përfshirë Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer. Gjithashtu do të dalë në shitje një album fotografik i veçantë dhe një objekt simbolik nga seriali, korniza e verdhë e derës së apartamentit të Monikës, një detaj që është bërë pjesë e historisë së televizionit.

Lista përfshin edhe çmime dhe vepra arti, si trofeu SAG që Perry fitoi në vitin 1995, si dhe punime nga artistë të njohur si Banksy dhe Mel Bochner.

Objektet do të ekspozohen për publikun në Beverly Hills nga 18 deri më 29 maj, ndërsa ankandi do të zhvillohet si online ashtu edhe fizikisht në Dallas më 5 qershor.

Ky ankand nuk është thjesht një mundësi për të zotëruar një pjesë nga historia e një prej aktorëve më të dashur të televizionit, por edhe një mënyrë për të kontribuar në një kauzë që për Matthew Perry kishte një rëndësi të thellë dhe personale. Trashëgimia e tij, duket se vazhdon të jetojë jo vetëm përmes artit, por edhe përmes ndikimit real në jetën e njerëzve.

REELS

Ka bërë mirë?

Si ju duk performanca e @aliskallaci 🇦🇱 Mos harroni: Votoni numrin 1️⃣ 3️⃣

Një shok si Vin Diesel 💞

🥺💞

Si do dalim këtë herë? #eurovision2026 @aliskallaci suksese 🥳

Nuk e lëshon për qamet 🤓

Artistja Elvana Gjata shenon nje tjeter sukses me koncertin e saj ne arenen me te madhe te mbyllur ne Itali per evente, Unipol ne Milano. Para nje salle te mbushur plot me rreth 16,000 vete, artistja riktheu show-n e saj Dekada, duke shtuar edhe kenge te vitit te fundit si “Sheqer” apo duetin “Moment” me Stanaj. E veshur nga Valdrin Sahiti, Gjata ndezi skenen me hitet e mbi 15-viteve karriere dhe gjate gjithe kohes u shoqerua nga publiku teper energjik i shqiptareve te ardhur jo vetem nga Italia, por edhe nga zona te tjera te Europes.

Burra, mblidhni mendjen 🤓

All rights reserved @fermavip.al @vizionplustv

Funksionon gjithmonë! 😎

Matthew Perry's personal belongings are being auctioned off for a very important cause

Sendet personale të Matthew Perry-t dalin në ankand për një

A special piece of Matthew Perry's legacy will be auctioned off next month, in an initiative that is not just aimed at collectors, but also at a much larger cause. The auction is organized in collaboration with the Matthew Perry Foundation , and the proceeds will go to support the fight against addiction and help people facing this battle on the road to recovery.

According to Heritage Auctions , the auction will begin on June 5 and aims to advance the actor's most important mission, building a world where addiction is not associated with stigma and where every person seeking help has access to care, resources and community support.

The auction's beneficiaries include concrete programs and initiatives, such as the addiction medicine specialty program at Massachusetts General Hospital , as well as support for organizations working directly on the ground in rehabilitation. Perry himself had struggled with addiction for years, then turned his experience into a mission to help others.

The auction will also include iconic items from the legendary series Friends , which made Perry famous worldwide. Among them are 26 scripts from the series, two of which are signed by the main cast, including Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc and David Schwimmer. Also up for sale will be a special photo album and a symbolic object from the series, the yellow frame of Monica's apartment door, a detail that has become part of television history.

The list also includes awards and artwork, such as the SAG trophy that Perry won in 1995, as well as works by well-known artists such as Banksy and Mel Bochner.

The objects will be on display to the public in Beverly Hills from May 18 to 29, while the auction will take place both online and physically in Dallas on June 5.

This auction is not just an opportunity to own a piece of history from one of television's most beloved actors, but also a way to contribute to a cause that was deeply and personally meaningful to Matthew Perry. His legacy, it seems, lives on not only through art, but also through the real impact it has on people's lives.