Showbiz

Seth Rogen tregon dy cilësitë që janë sekreti i një martese të lumtur prej 15 vitesh

4.webp
Foto: Lauren Miller dhe Seth Rogen/ Getty Images

Aktori dhe komediani Seth Rogen ka folur si rrallëherë për martesën e tij me aktoren dhe producenten Lauren Miller, duke zbuluar se cilat janë dy cilësitë që e kanë mbajtur të fortë marrëdhënien e tyre prej 15 vitesh.

Në një intervistë të publikuar më 13 qershor nga The New York Times, Rogen foli gjerësisht për lidhjen me bashkëshorten e tij. Çifti u njoh në vitin 2005 dhe u martua gjashtë vite më vonë, në vitin 2011.

3.webp

Aktori po diskutonte edhe rolin e tij në filmin e ri të regjisores Olivia Wilde, ku interpreton një burrë të bllokuar në një martesë të palumtur.

“Ajo që është interesante me një film të tillë është se je në prova, aktorët janë aty, skenaristët janë aty dhe po diskutoni për marrëdhëniet. Në një moment duhet të përcaktoni se çfarë konsiderohet një marrëdhënie e mirë dhe çfarë një marrëdhënie e keqe, të paktën sipas historisë së filmit”, shpjegoi ai.

2.webp

Sipas Rogen, njerëzit sjellin gjithmonë përvojat e tyre personale në këto diskutime.

“Më kujtohet që ndihesha shumë i sigurt kur flisja për atë se si duket një marrëdhënie vërtet e mirë, një marrëdhënie që ka qenë e mirë për një kohë shumë të gjatë”, tha ai.

Po cili është përkufizimi i tij për një marrëdhënie të shëndetshme?

“Është një çift që sillet mirë me njëri-tjetrin, që e do njëri-tjetrin dhe që përpiqet të kuptojë apo justifikojë partnerin, në vend që të kërkojë vazhdimisht gjëra që nuk i pëlqejnë tek ai”, u shpreh komediani.

1.webp

Më pas ai shtoi se, për të, gjithçka përmblidhet në dy cilësi kryesore:

“Për mua gjithçka varet nga kujdesi dhe butësia. Duhet të duash partnerin tënd dhe të duash që ai të të dojë ty. Duhet të kesh afërsi me partnerin dhe të ndihesh i tërhequr prej tij, dhe kjo duhet të jetë reciproke.”

Rogen dhe Miller, të cilët janë bashkë prej më shumë se dy dekadash, kanë bashkëpunuar edhe profesionalisht në disa projekte. Së fundmi, ata po punojnë së bashku edhe në filmin e animuar të ardhshëm të aktorit.

REELS

Kush e fiton Botërorin? 🤓

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi