News

Shifrat alarmante: Ndryshimet në klimë trefishuan numrin e viktimave nga i nxehti në Europë, zbulon studimi

Shifrat alarmante: Ndryshimet në klimë trefishuan numrin e viktimave
Marco Bertorello/AFP/Getty Images

Ndotja që po nxeh gjithnjë e më shumë planetin ka trefishuar numrin e viktimave nga vala e të nxehtit, e cilësuar si “heshtja shkatërruese”. Kjo valë përvëluese përfshiu Europën në fund të muajit qershor, sipas një analize të hershme që mbulon një sërë qytetesh europiane. Si rrjedhojë e krizës, ekspertët paralajmërojnë për një krizë shëndetësore që po shpërfillet.

Shkencëtarët vlerësojnë se vala e të nxehtit shkaktoi 2,300 vdekje në 12 qytete kryesore europiane, mes datave 23 qershor - 2 korrik. Nga këto, 1,500 vdekje i atribuohen ndryshimeve klimatike, të shkaktuara nga ndotja dhe ngrohja globale që kanë rritur temperaturat ekstreme.
 
Milano ishte qyteti më i prekur, me 499 vdekje të lidhura direkt me krizën klimatike, i ndjekur nga Parisi dhe Barcelona. Londra regjistroi 273 vdekje nga të nxehtit, 171 prej të cilave studiuesit i lidhin me ndikimin njerëzor mbi klimën.

“Ky studim tregon pse valët e të nxehtit njihen si vrasës të heshtur,” tha Malcolm Mistry, epidemiolog në shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë në Londër. Ai është gjithashtu edhe bashkëautor i studimit.

Analiza nga grupi “World Weather Attribution”, e cila përdori metoda të njohura por që ende nuk është dërguar për shqyrtim shkencor, e fajëson “krizën klimatike për 2/3 e viktimave”.

Studimi vuri në dukje se të moshuarit ishin më të rrezikuarit, pasi 88% e vdekjeve të lidhura me klimën ndodhën te personat mbi 65 vjeç. Studiuesit theksuan se vala e të nxehtit është një rrezik i "nënvlerësuar", pasi shumica e viktimave ndërrojnë jetë larg syve të publikut, në shtëpi apo spitale. Këto raste jo gjithmonë mbulohen nga mediat dhe marrin vëmendjen e duhur.

“Valët e të nxehtit nuk lënë gjurmë shkatërrimi si zjarret apo stuhitë,” tha Ben Clarke, shkencëtar klimatik në “Imperial College” në Londër dhe bashkëautor i studimit.

“Ndikimi i tyre është kryesisht i padukshëm, por në heshtje shkatërrues. Vetëm një ndryshim prej 2 ose 3°C mund të jetë diferenca mes jetës dhe vdekjes për mijëra njerëz”, vijoi ai.

Shkencëtarët përdorën modele epidemiologjike për të vlerësuar vdekshmërinë nga i nxehti në qytete si Parisi, Londra, Madridi dhe Roma gjatë një periudhe 10-ditore dhe e krahasuan me një botë hipotetike ku njerëzit nuk do ta kishin ngrohur planetin përmes përdorimit të lëndëve djegëse fosile apo shkatërrimit të natyrës. Ata paralajmëruan se të dhënat mbi lidhjen mes temperaturës dhe vdekjeve vijnë nga informacioni që është mbledhur deri në vitin 2019 dhe mund të mos pasqyrojnë plotësisht se si qytetarët janë përshtatur me motin e nxehtë ndër vite.
 
Ata zbuluan se ndryshimet klimatike rritën temperaturat deri në 4°C në disa qytete, duke shkaktuar 1,500 vdekje shtesë. Kjo shifër është më e lartë se ajo e katastrofave të tjera klimatike të fundit, si përmbytjet që vranë 224 persona në Spanjë në 2024, apo 243 viktima në Europën Veriperëndimore në 2021.
 
Studime të mëparshme vlerësojnë se rreth 44,000 njerëz humbin jetën nga i nxehti në Europë çdo vit, mesatarisht gjatë dekadave të fundit. Shkencëtarët theksojnë se një numër kaq i madh vdekjesh – 2,300 në vetëm 12 qytete – tregon se kjo verë mund të jetë veçanërisht e rrezikshme.
 
Sipas “Kopernikut”, shërbimi i vëzhgimit të Tokës nga BE, qershori i kaluar ishte “muaji i tretë më i nxehtë në histori në nivel global”. Në Mesdheun perëndimor u formua një valë detare e jashtëzakonshme dhe temperatura mesatare ditore e sipërfaqes së detit arriti në 27°C, më e larta e regjistruar ndonjëherë për këtë rajon në muajin qershor.

“Koperniku” raportoi gjithashtu një rritje të madhe të “netëve tropikale”, kur temperaturat gjatë natës nuk bien nën 20°C, duke e bërë shumë të vështirë për njerëzit të pushojnë. Vetëm në disa zona të Spanjës u regjistruan deri në 24 net tropikale, ndërsa muajin e kaluar, 18 më shumë se mesatarja për qershorin.

Samantha Burgess, zëvendësdrejtore e shërbimit klimatik të Kopernikut, tha se temperaturat rekord në Mesdhe e rritën në mënyrë drastike stresin nga i nxehti për pjesën më të madhe të Europës.

Ajo u shpreh:

“Në një botë që ngrohet, valët e të nxehtit do të bëhen më të shpeshta, më të forta dhe do të prekin më shumë njerëz në Europë”.

Sipas “Mercator Ocean”, organizatë jofitimprurëse që drejton shërbimin detar të Kopernikut, gati 2/3 e Mesdheut janë prekur nga valë detare të nxehtësisë, të klasifikuara si të forta ose më të rënda, me shtrirjen më të madhe të regjistruar ndonjëherë.
 
Temperaturat e larta dihet se prishin ekosistemet ujore, pasi ndikojnë negativisht te peshqit dhe vrasin disa nga bimët me të cilat ushqehen këto gjallesa. Ngjarje të tilla me vdekje masive janë shfaqur vazhdimisht në Mesdhe vitet e fundit, ndërsa valët detare të të nxehtit janë bërë gjithnjë e më ekstreme.
 
Karina Von Schuckmann, shkencëtare në “Mercator Ocean”, tha: “Një aspekt veçanërisht shqetësues është shfaqja e përsëritur e stresit nga i nxehti. Sa më shpesh që përsëritet ky stres, aq më e lartë bëhet cenueshmëria e ekosistemeve të veçanta”, përfundoi ajo.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb