
Selin Bollati është shpallur fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, duke fituar kështu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh!
View this post on Instagram
Ajo u zgjodh si e preferuara e publikut në një televotim kokë më kokë me Mirin, pas eliminimit të Mateos dhe Rogertit, të cilët u shpallën respektivisht finalist i tretë dhe i katërt i “BBVA5”.



Selin ka qenë një ndër konkurrentet më të komentuara të këtij edicioni, falë lojës së saj në Big Brother e cila ka përfshirë historinë e famshme të krevatit mes saj dhe Mirit, lindjen e dashurisë me Dj Gimbon dhe karakterin e saj luftarak që e bëri shpeshherë kryefjalë të dinamikave në shtëpi.
Fituesja i bashkohet listës së 4 triumfuesve të mëparshëm të reality show-t në Shqipëri: Ilir Shaqirit, Luiz Ejllit, Egla Cenos dhe Gjestit (Besart Kelmendi).