Showbiz

Është aluduar se nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën: Flet motra e vogël e Dafina Zeqirit

Është aluduar se nuk shkojnë mirë me
Foto: Dafina Zeqiri, Besa Tafari/ Instagram

Prej kohësh është përfolur se raporti mes Dafina Zeqirit dhe motrës së saj të vogël nuk është edhe aq i afërt, por së fundmi, ka ardhur një reagim i drejtpërdrejtë nga vetë kjo e fundit, Besa Tafari.

E ftuar në Prive by Liberta Spahiu, Besa foli hapur për marrëdhënien me Dafinën, duke i dhënë fund aludimeve. Ajo u shpreh pa hezitim për lidhjen e fortë që kanë mes tyre:

“E respektoj dhe e dua motrën time shumë dhe do ta bëj gjithmonë. Nëse marr një telefonatë nesër ku dikush më thotë ‘dëgjo, motrës tënde i duhet një veshkë’, unë jam aty për t'i dhënë timen. Sepse në fund të fundit kemi 10 muaj diferencë, jemi si binjake.”

Megjithatë, një detaj që ka nxitur gjithmonë dyshime është fakti që dy motrat nuk ndiqen në rrjetet sociale, gjë që mund të interpretohet si distancë mes tyre.

Prania e Besës në dasmën e Dafinës 2 vite më parë, megjithatë, riktheu sërish vëmendjen mbi raportin e tyre, duke lënë të kuptohet se motrat mund të kenë lënë pas çdo hatërmbetje që mund të ketë ekzistuar mes tyre për atë ditë të rëndësishme.

Është aluduar se nuk shkojnë mirë me

Besa, e cila është modele, këngëtare dhe tekstshkruese dhe ka jetuar mes Zvicrës dhe Shteteve të Bashkuara, la të kuptohej se distanca fizike mund të ketë qenë arsyeja pse nuk i kemi parë shpesh bashkë:

“Edhe pse kemi qenë larg dhe në rrugë të ndryshme në jetët tona, unë kam qenë duke bërë modeling dhe me një jetë shumë të ngarkuar, ku realisht jetoja nëpër avionë, ndërsa ajo po ndërtonte një karrierë gjigante. Të kesh një nënë në mes, mendoj se ka qenë një hap shumë i mirë për mua që të isha e pranishme për të. Jam shumë krenare për të dhe ishte një kujtim i bukur.”

Në fund, ajo e përmbylli duke theksuar se, pavarësisht diferencave dhe fazave të ndryshme në jetë, lidhja mes motrave mbetet e fortë:

“Jemi pa dyshim në faza të ndryshme në jetët tona, por ka gjithmonë dashuri.”

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

It has been hinted that they do not get along well with each other: Dafina Zeqiri's younger sister speaks out

Është aluduar se nuk shkojnë mirë me
Photo: Dafina Zeqiri, Besa Tafari/ Instagram

It has long been rumored that the relationship between Dafina Zeqiri and her sister is not that close, but recently, a direct reaction has come from the latter herself, Besa Tafari.

Invited to Prive by Liberta Spahiu, Besa spoke openly about her relationship with Dafina, putting an end to the allusions. She spoke without hesitation about the strong bond they have between them:

"I respect and love my sister very much and I always will. If I get a call tomorrow where someone says 'listen, your sister needs a kidney,' I'm there to give her mine. Because after all, we're 10 months apart, we're like twins."

However, one detail that has always raised suspicions is the fact that the two sisters are not followed on social media, which could be interpreted as a distance between them. Besa's presence at Dafina's wedding 2 years ago brought attention back to their relationship, suggesting that the sisters may have put behind them any animosity that may have existed between them for that important day.

Është aluduar se nuk shkojnë mirë me

Besa, who is a model, singer, and songwriter and has lived between Switzerland and the United States, explained that physical distance may have been the reason why we haven't seen them together often:

"Even though we were far apart and on different paths in our lives, I was modeling and living a very busy life, practically living on airplanes, while she was building a huge career. Having a mother in the middle, I think it was a great step for me to be there for her. I'm very proud of her and it was a beautiful memory."

Finally, she concluded by emphasizing that, despite the differences and different stages in life, the bond between sisters remains strong:

"We are undoubtedly at different stages in our lives, but there is always love."