Fashion & Beauty

Si i mban Shakira flokët gjithmonë perfekt? Kjo video virale tregon gjithçka

Shakira po dëshmon se përgatitjet për performancat e saj nuk lënë vend për asnjë minutë që të shkojë dëm. Këngëtarja kolumbiane është bërë virale pas një videoje të publikuar në Instagram nga stilisti i saj personal i flokëve, Jhonatan Rendon.

Në pamjet e ndara me ndjekësit, Shakira shihet e shtrirë me fytyrën poshtë duke kryer ushtrime me pesha, ndërsa në të njëjtën kohë parukieri i saj i than flokët me tharëse, duke shfrytëzuar çdo moment të lirë gjatë përgatitjeve.

“Ne sigurohemi që çdo sekondë të ketë rëndësi!”, shkroi Rendon në përshkrimin e videos, duke treguar se puna në prapaskenë është po aq intensive sa performancat në skenë.

Videoja mori menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët vlerësuan përkushtimin e ekipit.

“Kjo do të jem unë mëngjesin e dasmës sime”, shkroi me humor një ndjekëse, ndërsa një tjetër komentoi: “Multitasking-u perfekt që sjell një rezultat të mahnitshëm. Bravo të dyve!”

 

Shakira tërhoqi vëmendjen edhe në finalen e Kupës së Botës 2026, ku u ngjit në skenë me flokët e saj karakteristikë kaçurrela dhe një kostum spektakolar të krijuar posaçërisht nga Roberto Cavalli.