Lifestyle

Si të riktheni dëshirën për palestër pas një pushimi të gjatë

Si të riktheni dëshirën për palestër pas një

Midis angazhimeve në punë, takimeve, detyrimeve familjare dhe aktiviteteve shoqërore, ideja për të shtuar edhe stërvitjen në axhendën tuaj mund të duket si një sfidë më vete. Sidomos pas festave, ku "pauza" nga aktiviteti fizik shpesh zgjatet më shumë seç ishte parashikuar.

Nëse dëshironi të riktheheni në rutinën tuaj atletike por po hasni vështirësi, ndiqni këto këshilla praktike nga Nikos Chrysafis, trajner personal, për një rifillim të suksesshëm.

1. Mos e ndëshkoni veten

Mos e kritikoni veten për pauzën që keni bërë. Nuk ka rëndësi se kur do të kishte qenë "koha ideale" për të rifilluar, ajo është tani. Shumë njerëz, për të kompensuar kohën e humbur, i drejtohen stërvitjeve të gjata dhe intensive, por kjo nuk është zgjidhje. E vetmja gjë që mund të arrini me 2-3 orë në pistën e vrapimit është ndoshta një dëmtim, jo një rikthim më i shpejtë në formë. Merreni me qetësi dhe mos e teproni.

Si të riktheni dëshirën për palestër pas një

2. Lëreni peshoren

Po, e di, ndoshta nuk jeni më aty ku dëshironit të ishit. Por kontrolli i vazhdueshëm i peshës vetëm sa shton stresin dhe zhgënjimin. Dhe shpesh, kur ndihemi keq, kthehemi te ushqimi për ngushëllim. Pranojeni ku jeni tani dhe caktoni një qëllim realist. Po ashtu, shmangni pajisjet që matin kaloritë apo aktivitetin fizik në mënyrë të pasaktë, ato më shumë mund t’ju shkaktojnë frustrim sesa t’ju ndihmojnë.

3. Filloni me dietën

Përpara se të hidheni në një program të plotë stërvitjeje, filloni me zakone të shëndetshme në tryezë. Pini shumë ujë, shtoni më shumë fruta dhe perime në dietën tuaj, kujdesuni për të pasur proteina të mjaftueshme në çdo vakt, si dhe kufizoni ushqimet e përpunuara dhe alkoolin. 

Si të riktheni dëshirën për palestër pas një

4. Bëni hapa të vegjël, por të qëndrueshëm

Mos u përpiqni të bëni gjithçka menjëherë. Filloni me 10 minuta ecje në ditë për javën e parë dhe rriteni gradualisht kohën çdo javë. Nëse jeni më të avancuar, mund të rifilloni me stërvitje të shkurtra 10-15 minuta. Pjesëmarrja në aktivitetet e fëmijëve apo miqve është gjithashtu një mënyrë argëtuese për t’u rikthyer në formë.

5. Mos harroni të pushoni dhe të kujdeseni për veten

Pushimi është pjesë e rëndësishme e rikuperimit. Shtrirja pas stërvitjes, pushimet e shkurtra gjatë sesioneve të aktivitetit dhe relaksimi pas tyre (si një dush i ngrohtë ose masazh i lehtë), ndihmojnë trupin të përshtatet dhe të mos lodhet. Gjumi i mirë dhe shmangia e vakteve të rënda para gjumit janë gjithashtu çelës për një rikthim të suksesshëm. Pini ujë gjatë gjithë ditës dhe mos harroni se kujdesi për trupin fillon nga rutina e përditshme.

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

How to get back into the gym after a long break

Si të riktheni dëshirën për palestër pas një

Between work commitments, meetings, family obligations, and social activities, the idea of ​​adding exercise to your schedule can seem like a challenge in itself. Especially after the holidays, when the "break" from physical activity often lasts longer than anticipated.

If you want to get back into your athletic routine but are having difficulty, follow these practical tips from Nikos Chrysafis, personal trainer, for a successful restart.

1. Don't punish yourself.

Don't beat yourself up for taking a break. It doesn't matter when the "ideal time" would have been to start again, it's now. Many people, to make up for lost time, resort to long, intense workouts, but that's not the answer. The only thing you'll likely achieve with 2-3 hours on the treadmill is an injury, not a faster return to form. Take it easy and don't overdo it.

Si të riktheni dëshirën për palestër pas një

2. Leave the scale

Yes, I know, you're probably not where you wanted to be. But constantly checking your weight only adds to the stress and frustration. And often, when we're feeling down, we turn to food for comfort. Accept where you are now and set a realistic goal. Also, avoid devices that inaccurately measure calories or physical activity; they can cause more frustration than help.

3. Start with the diet

Before you jump into a full-blown exercise program, start with healthy eating habits. Drink plenty of water, add more fruits and vegetables to your diet, make sure you get enough protein at every meal, and limit processed foods and alcohol. 

Si të riktheni dëshirën për palestër pas një

4. Take small but steady steps

Don't try to do everything at once. Start with 10 minutes of walking a day for the first week and gradually increase the time each week. If you are more advanced, you can start with short 10-15 minute workouts. Participating in activities with your children or friends is also a fun way to get back in shape.

5. Don't forget to rest and take care of yourself.

Rest is an important part of recovery. Stretching after exercise, taking short breaks during activity sessions, and relaxing afterward (like a warm shower or light massage) help your body adapt and not get tired. Getting enough sleep and avoiding heavy meals before bed are also key to a successful recovery. Drink water throughout the day, and remember that taking care of your body starts with your daily routine.