Relationships

Si t’u flasim fëmijëve për abuzimin seksual? Çfarë duhet të dinë prindërit

Si t’u flasim fëmijëve për abuzimin seksual?
Pinterest/@sujonahmed34521

Në një intervistë të botuar fillimisht në Marie Claire, psikologia e fëmijëve Alexandra Kappatou jep udhëzime të vlefshme për mënyrën se si duhet të flasim me fëmijët për abuzimin seksual dhe si mund të ndërtojmë një kulturë mbrojtjeje dhe besimi.

Pas valës së dëshmive publike për dhunë dhe ngacmime seksuale në Greqi, përfshirë rrëfime prekëse si ai i aktorit Dimitris Mothonaios dhe sportistes olimpike Sofia Bekatorou, nevoja për t’u edukuar në mënyrë të shëndetshme e të qartë rreth këtyre temave është kthyer në kryefjalë të mediave greke, por ky fenomen fatkeqësisht shtrihet kudo në botë, ndaj të gjithë duhet të edukohemi dhe informohemi.

Kur dhe si t’u flasim fëmijëve për trupin dhe kufijtë?

Bisedat mund të nisin që në moshën 4-5 vjeç, me fjalë të thjeshta dhe të sakta për pjesët e trupit. Fëmijët duhet të mësojnë se trupi i tyre u përket atyre dhe askush, përveç prindërve në raste të nevojshme apo mjekut, nuk ka të drejtë t’i prekë. Synimi nuk është t’i frikësojmë, por t’i ndihmojmë të kuptojnë se mund të flasin me prindërit për çdo gjë që i shqetëson.

Cilat janë shenjat që diçka nuk shkon?

Fëmijët shpesh nuk flasin menjëherë. Shumica e tyre heshtin për vite me radhë. Shenjat mund të jenë emocionale ose fizike: ankth, mbyllje në vetvete, frikëra të papritura, ndryshime në sjellje, rënie në mësime, interes seksual i pazakontë për moshën, apo vizatime me përmbajtje të çuditshme. Disa kanë dëmtime trupore, marrin dhurata të pazakonta ose fshehin sjellje që nuk i kishin më parë.

Pse nuk flasin fëmijët?

Frika nga mosbesimi, nga reagimi i prindërve, ndjenja faji apo kërcënimet e abuzuesit shpesh i pengojnë fëmijët të flasin. Prandaj është thelbësore të ndërtojmë një marrëdhënie besimi ku fëmija ndjen se do të dëgjohet dhe mbrohet.

Çfarë duhet të bëjë një prind në rast dyshimi apo zbulimi?

Fillimisht të sigurojë fëmijën se nuk është fajtor dhe është i mbrojtur. Pastaj të kërkojë ndihmë profesionale, nga psikologë, institucionet ligjore dhe organizata të ndryshme.

Në rast të abuzimit seksual, kërkohet edhe ekspertizë mjeko-ligjore dhe përfshirje e autoriteteve.

A ndikon trauma nga abuzimi në jetën e mëvonshme?

Po. Trauma mund të ndikojë në vetëbesim, marrëdhënie personale, zhvillim emocional dhe seksual. Njerëzit që nuk flasin apo nuk trajtohen, shpesh përjetojnë depresion, vetëlëndim apo sjellje vetëshkatërruese. Sa më herët të ndërhyhet, aq më mirë për të ardhmen e tyre.

Si t’u flasim fëmijëve për abuzimin seksual?

A ka pedofili një profil të caktuar?

Shpesh janë persona të "sjellshëm", të afërt me fëmijët, me qasje të ëmbël ndaj tyre, mund të jetë kushdo: mësues, të panjohur apo familjarë. Mund të jenë burra ose gra, të martuar apo jo. Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm, jo paranojakë, por të informuar dhe të përfshirë në jetën e fëmijës.

Çfarë roli kanë shkollat dhe edukimi seksual?

Mungesa e edukimit seksual në shkolla lë një boshllëk të madh. Nxënësit duhet të mësojnë për trupin e tyre, kufijtë, respektin për veten dhe për të tjerët, si të pranojnë ndryshimet dhe të dallojnë sjelljet abuzive.

Prindërit duhet të krijojnë një linjë komunikimi me fëmijët, në mënyrë që këta të fundit të mos kenë frikë dhe të tregojnë për ditën e tyre, rrëfime të cilat mund të zbulojnë apo parandalojnë ngjarje të tilla.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

How to talk to children about sexual abuse? What parents need to know

Si t’u flasim fëmijëve për abuzimin seksual?
Pinterest/@sujonahmed34521

In an interview originally published in Marie Claire, child psychologist Alexandra Kappatou provides valuable guidance on how we should talk to children about sexual abuse and how we can build a culture of protection and trust.

Following the wave of public testimonies of sexual violence and harassment in Greece, including touching stories like those of actor Dimitris Mothonaios and Olympic athlete Sofia Bekatorou, the need to educate ourselves in a healthy and clear way about these topics has become a headline in the Greek media, but this phenomenon unfortunately extends everywhere in the world, so we all need to be educated and informed.

When and how to talk to children about the body and boundaries?

Conversations can start as early as 4-5 years old, with simple and precise words about body parts. Children need to learn that their bodies belong to them and that no one, except their parents in necessary cases or a doctor, has the right to touch them. The goal is not to scare them, but to help them understand that they can talk to their parents about anything that concerns them.

What are the signs that something is wrong?

Children often do not speak right away. Most of them remain silent for years. The signs can be emotional or physical: anxiety, withdrawal, sudden fears, changes in behavior, decline in academics, unusual sexual interest for age, or drawings with strange content. Some have physical injuries, receive unusual gifts, or hide behaviors they did not have before.

Why don't children talk?

Fear of disbelief, parental reaction, guilt, or threats from the abuser often prevent children from speaking up. Therefore, it is essential to build a relationship of trust where the child feels heard and protected.

What should a parent do in case of suspicion or discovery?

First, reassure the child that he is not guilty and is protected. Then, seek professional help from psychologists, legal institutions, and various organizations.

In the case of sexual abuse, forensic expertise and involvement of the authorities are also required.

Does trauma from abuse affect later life?

Yes. Trauma can affect self-esteem, personal relationships, emotional and sexual development. People who don't talk about it or don't get treatment often experience depression, self-harm or self-destructive behavior. The earlier the intervention, the better for their future.

Si t’u flasim fëmijëve për abuzimin seksual?

Does pedophilia have a specific profile?

They are often "kind" people, close to children, with a sweet approach to them, it could be anyone: teachers, strangers or family members. They can be men or women, married or not. Parents should be attentive, not paranoid, but informed and involved in the child's life.

What role do schools and sex education play?

The lack of sex education in schools leaves a huge gap. Students need to learn about their bodies, boundaries, respect for themselves and others, how to accept differences, and recognize abusive behavior.

Parents should create a line of communication with their children so that they are not afraid and can share stories about their day that can reveal or prevent such events.