Lifestyle

Studimi shokues: Numri i vdekjeve nga kanceri mund të rritet me 75% deri në vitin 2050

Studimi shokues: Numri i vdekjeve nga kanceri mund të rritet me 75% deri
Getty Images


Numri i vdekjeve nga kanceri* në mbarë botën pritet të rritet me gati 75% gjatë 25 viteve të ardhshme, pavarësisht përparimeve në trajtime dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të kufizuar faktorët e rrezikut, sipas një studimi të ri, të publikuar në revistën mjekësore “Lancet”.

(Kanceri* - një lloj sëmundjeje që përcaktohet nga ndarja e pakontrolluar e qelizave në një ose më shumë vende të trupit. Kjo rritje jonormale mund të ndikojë në shëndetin e një personi në mënyra të ndryshme. Mund të ndërhyjë fizikisht në funksionet e organeve, të zëvendësojë qelizat funksionale, ose të shkaktojë çrregullime të ndryshme. Në raste të rënda, kjo ndikim mund të jetë fatal. Në fakt, kanceri është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në mbarë botën, me një vlerësim që 1 në 6 vdekje u shkaktua nga një formë e kësaj sëmundjeje në vitin 2018).

Kjo rritje nënkupton se 18.6 milionë njerëz pritet të vdesin nga kanceri në vitin 2050. Rastet e reja të kancerit parashikohet të rriten mbi 60% gjatë kësaj periudhe, duke arritur në 30.5 milionë, sipas raportit.

“Rritja dhe plakja e popullsisë pritet të jenë faktorët kryesorë që do të nxisin këto rritje”, tha studimi, duke shtuar: “Aktualisht, më shumë se 40% e vdekjeve nga kanceri lidhen me 44 faktorë rreziku “të modifikueshëm”, si pirja e duhanit, dieta e pashëndetshme dhe sheqeri i lartë në gjak”.

Shtetet me të ardhura më të ulëta pritet të goditen më rëndë nga rritja e pritshme e rasteve të reja dhe vdekjeve nga kanceri.

Faktorët e modifikueshëm të rrezikut luajtën një rol në 46% të vdekjeve nga kanceri te burrat në vitin 2023, kryesisht për shkak të duhanit, dietës, alkoolit, rreziqeve profesionale dhe ndotjes së ajrit. Te gratë, për të cilat 36% e vdekjeve nga kanceri lidhen me faktorë të modifikueshëm; faktorët kryesorë ishin duhani, seks i pambrojtur, dieta, mbipesha dhe sheqeri i lartë në gjak.

“Ka mundësi të jashtëzakonshme për vendet që të përqendrohen te këta faktorë rreziku, duke parandaluar potencialisht raste kanceri dhe duke shpëtuar jetë,” tha Dr. Theo Vos, një nga autorët e studimit dhe studiues në “Institute for Health Metrics and Evaluation” (IHME) në SHBA.

Raporti përfshiu 47 lloje kanceri në 204 vende dhe territore të ndryshme, duke ndjekur rastet dhe vdekjet nga periudha 1990-2023 dhe më pas, duke parashikuar këto shifra deri në vitin 2050.

Në vitin 2023, pati 18.5 milionë raste të reja kanceri dhe 10.4 milionë vdekje në mbarë botën, të dyja rritje të mëdha që nga 1990-a. Megjithatë, shkalla e vdekjeve ka rënë kryesisht për shkak të uljeve në vendet më të pasura.

Pritet që barra e rritjes së numrit të vdekjeve si pasojë e kancerit të godasë më rëndë vendet me të ardhura më të ulëta në vitet e ardhshme. Ato do të përbëjnë më shumë se gjysmën e rasteve të reja të kancerit dhe 2/3 e vdekjeve nga tani deri në vitin 2050, sipas raportit.

Meghnath Dhimal nga “Nepal Health Research Council”, i cili gjithashtu punoi në studim, e quajti këtë fenomen “një katastrofë të afërt”.

Kërkuesit kërkuan përmirësim të qasjes në diagnoza më të shpejta dhe më të sakta të kancerit, trajtim cilësor dhe kujdes mbështetës, veçanërisht në vendet me të ardhura më të ulëta.

“Ka ndërhyrje me kosto efektive për kancerin në vendet në të gjitha fazat e zhvillimit,” tha Dhimal.

REELS

Bad Bunny është zyrtarisht i konfirmuar si artisti i halftime show në Super Bowl LX, më 8 shkurt 2026 në Levi’s Stadium, Kaliforni. Benito Antonio Martínez Ocasio (i njohur si Bad Bunny) do të bëhet artisti i parë latin që udhëheq skenën më të ndjekur në botë. Këtë performancë ai ia ka dedikuar kulturës dhe popullit të tij, duke thënë: ‘This is for my people, my culture and our history.’ (Kjo është për popullin tim, kulturën time dhe historinë tonë). Ai ka fituar 3 Grammy, dhjetëra Latin Grammy, është artisti më i dëgjuar globalisht në Spotify prej vitesh, dhe tashmë do të sjellë reggaeton e trap në skenën e Super Bowl-it. 🎶🌍 Bad Bunny nuk e ka për herë të parë Superbowl-in. Ai ka qenë i ftuar te Shakira & J.Lo në vitin 2020, por tani është momenti i tij si protagonist. Super Bowl 2026 do të transmetohet në NBC dhe platforma të tjera ndërkombëtare.

Meet Valeria, një nga trajneret më të buzëqeshura të Sunride! Si është një klasë çiklizmi sipas saj? @sunride.al

🥺🥺🥺🥺🥺

Çfarë talenti ke?

Prifti e nxjerr jashtë nga kisha

Miranda Priestly bëri një paraqitje të papritur në sfilatën e @dolcegabbana këtë pasdite në Milano. Ajo nuk ishte parë për gati 20 vite në sfilatat e modës, por thuhet se po përgatit një ndryshim të madh për “biblën botërore të modës”.

PRANK PRINDËRVE Gjeni fëmijët tuaj 😂

E dini vetë ju se kë bëni tag 😌

Java e Modës: Vajzat në rrugët e Milanos shkëlqejnë ✨ 🤩

Qani pak!