Lifestyle

Studimi zbulon orën kur ndihesh më i lumtur (dhe kur humori bie më shumë)

28a31e19911515b809a7a1c8bb05807e (1).jpg

Nëse ke vënë re se zgjohesh me më shumë energji dhe optimizëm, por në mbrëmje ndihesh më i lodhur, më i stresuar apo edhe më melankolik, nuk je i vetmi. Një studim i ri sugjeron se humori ynë nuk ndikohet vetëm nga stinët apo ditët e javës, por edhe nga ora e ditës.

Studiues nga University College London analizuan lidhjen mes orës së ditës dhe shëndetit mendor, duke shqyrtuar të dhënat e 49.218 të rriturve që morën pjesë në Studimin Social COVID-19 gjatë periudhës mars 2020 – mars 2022. Gjetjet u publikuan në revistën BMJ Mental Health.

Pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve mbi lumturinë, kënaqësinë nga jeta, ankthin, depresionin dhe ndjenjën e vetmisë, ndërsa studiuesit morën parasysh edhe faktorë si mosha, gjendja shëndetësore dhe statusi i punësimit.

909412443737e02e697f015597bd7456 (2).jpg

Rezultatet treguan një model të qartë: njerëzit ndihen më mirë në mëngjes, menjëherë pasi zgjohen, ndërsa humori ka tendencë të përkeqësohet gradualisht gjatë ditës, duke arritur pikën më të ulët rreth mesnatës.

Studimi zbuloi gjithashtu se e hëna dhe e premtja shoqërohen me nivele më të larta lumturie dhe kënaqësie krahasuar me të dielën, ndërsa edhe e marta rezultoi të ishte një ditë relativisht pozitive. Nga ana tjetër, ndjenja e vetmisë nuk ndryshonte ndjeshëm nga një ditë në tjetrën.

Edhe stina luan një rol të rëndësishëm. Krahasuar me dimrin, gjatë pranverës, verës dhe vjeshtës pjesëmarrësit raportuan më pak simptoma depresioni dhe ankthi, më pak vetmi dhe më shumë lumturi. Vera rezultoi të ishte periudha kur shëndeti mendor ishte në nivelin më të mirë.

52564e13f218faaa5bafa867fc2dfd8e.jpg

Sipas studiuesve, një pjesë e këtij fenomeni lidhet me orën biologjike të organizmit. Hormoni kortizol, i cili ndikon në humor, motivim dhe reagimin ndaj stresit, arrin nivelet më të larta menjëherë pas zgjimit dhe bie gradualisht gjatë ditës, duke arritur minimumin në mbrëmje.

Ekspertët theksojnë se këto rezultate mund të jenë të dobishme jo vetëm për të kuptuar më mirë shëndetin mendor, por edhe për planifikimin e aktiviteteve të përditshme dhe zhvillimin e shërbimeve të kujdesit psikologjik. Me pak fjalë, nëse ndihesh më optimist në mëngjes dhe më i rënduar në fund të ditës, ka shumë mundësi që kjo të jetë pjesë e mënyrës se si funksionon truri dhe organizmi ynë.

REELS

Nxitoni, se s’do ngeli gjë për ju me sa duket… 👀😂@nalta

Apo s’ia vlen të merresh? 🤓

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.