Lifestyle

Surprizë! Të qenit fëmija i parë mund të lidhet me këto probleme të shëndetit mendor

021ac8cb3a69d1c753663439c0af02c1.jpg

Rendi në të cilin lind një fëmijë në familje mund të lidhet me mënyrën se si zhvillohet shëndeti i tij mendor. Një studim nga Epic Research, që analizoi të dhënat mjekësore të më shumë se 180 mijë fëmijëve, zbuloi se të fëmija i parë ka 48% më shumë gjasa të përjetojë ankth dhe 35% më shumë gjasa të përjetojë depresion deri në moshën 8 vjeç, krahasuar me fëmijët e lindur më vonë në të njëjtën familje.

e299332ab863d1061aa10f815f88c4db.jpg

Edhe fëmijët e vetëm rezultuan se kishin një rrezik më të lartë për probleme të shëndetit mendor. Sipas të dhënave, ata kishin 42% më shumë gjasa të përjetonin ankth dhe 38% më shumë gjasa të përjetonin depresion. Megjithatë, studiuesit theksojnë se rendi i lindjes është vetëm një nga faktorët që mund të ndikojnë në mirëqenien psikologjike të një fëmije dhe nuk mund të shihet si shkak i vetëm.

Pse fëmijët e parë mund të jenë më të ekspozuar?

f8fd2ce1470ddf1a2aaa8246c0dc6543.jpg

Sipas udhëheqësit të studimit, Caleb Cox, identifikimi i faktorëve të tillë mund t'i ndihmojë prindërit dhe profesionistët të kuptojnë më mirë nevojat e fëmijëve dhe t'u ofrojnë mbështetjen e duhur. Fëmija i parë mund të përjetojë një ndryshim të madh kur familjes i bashkohen vëllezër ose motra, ndërsa pritshmëritë dhe përgjegjësitë ndaj tij mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.

924f6844071c5b404c2201e98d7d3a8c.jpg

Antropologia biologjike Molly Fox nga UCLA vëren se zhvillimi i fëmijës së parë ose i një fëmije të vetëm mund të ndikohet edhe nga faktorë të tjerë, përfshirë gjendjen mendore të nënës gjatë shtatzënisë së parë dhe mënyrën e rritjes së fëmijës. Kjo mund të jetë veçanërisht e rëndësishme për vajzat, të cilat në disa familje mund të marrin përsipër përgjegjësi më të mëdha që në moshë të hershme.

Ndaj, nëse e jeni fëmija i madh, niseni linkun e këtij artikulli në grupin e familjes.

REELS

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150