Pas dramës së divorcit, Britney Spears po merr më shumë kohë për veten dhe pasionet e saj. Pas deklaratave publike të ndarjes mes saj dhe ish-bashkëshortit Sam Asghari, këngëtarja e "Toxic" publikoi në Instagram një video në kuzhinë për të treguar se si po i trajton zhgënjimet.
Në një video të shpërndarë në Instagram, Spears filmoi veten duke copëtuar speca dhe domate, përpara se të thyente disa vezë në një tigan. "Pse restorantet nuk shërbejnë omëletë me speca?", shkroi ajo në postim. "Kështu më pëlqen! Kjo është mënyra e vetme...Ata janë kaq të ëmbël!". Ajo e përfundoi realizimin e pjatës me djathë dhe erëza të forta.
View this post on Instagram
Vetë Spears e quajti këtë si "mënyra e vetme" për të bërë një omëletë, por fansat nuk ishin aq të bindur. Në fakt, ata ishin të shqetësuar.
"Dikush ju lutem të mësojë #BritneySpears se si të bëjë një omëletë!!", shkroi në Twitter një fans i këngëtares. "Duhet të përzihen vezët fillimisht! Dhe ju lutem mësojeni se si të presë një spec! Hiqi farat. Ki mëshirë", shkroi një tjetër.
"Ajo as që i lau perimet që përdori në recetë”, shtoi një tjetër.
Videoja e omëletës vjen disa ditë pasi divorci Asghari-Spears doli në faqet e para të revistave. Britney e konfirmoi vetë lajmin e ndarjes në Instagram, duke shkruar: "Siç e dinë të gjithë, unë dhe Hesami nuk jemi më bashkë. Gjashtë vjet janë një kohë e gjatë për të qenë me dikë, kështu që jam pak e tronditur, por...Nuk jam këtu për të dhënë shpjegime sepse nuk është punë e askujt".
Burimi: Delish.com