Ne kemi përgjigjen, plus disa truke të vogla për ta mbajtur shijen e verës të freskët edhe pasi ta keni hedhur tapën!
Të pëlqen një gotë verë me darkë? Edhe neve, po! Nëse nuk planifikoni që ta përfundoni të gjithë shishen brenda natës dhe doni ta konsumoni pjesën e mbetur një ditë tjetër, lind pyetja: Sa zgjat vera e hapur?
Përgjigjja e shkurtër është nga një deri në shtatë ditë. Përgjigja e gjatë është më e ndërlikuar. Pasi vera hapet, ajo fillon të oksidohet dhe të humbasë aromat dhe shijet e saj. Jetëgjatësia e verës së hapur varet nga disa faktorë: si e ruani atë, nëse është e kuqe apo e bardhë, shishe ose kuti dhe nëse është e thatë apo e ëmbël.
Sa kohë reziston vera e kuqe?
Ju duhet ta pini pjesën e mbetur të verës së kuqe brenda tre deri në pesë ditë pas hapjes. Taninet (antioksidanti që gjendet tek lëkura dhe rrënjët e rrushit) në verën e kuqe ndihmojnë në ruajtjen e saj. Sa më shumë tanine në verë, aq më gjatë mund të zgjasë vera.
Sa kohë reziston vera e bardhë?
Verërat e bardha janë të mira për t’u konsumuar edhe pasi hapen nga tre ditë deri në një javë. Verërat e lehta mund të shijohen për rreth pesë ditë deri në një javë, por mos u habitni nëse ato fillojnë të humbasin një pjesë të karakteristikave si shija apo aroma. Nëse kjo ndodh, përdorini në gatim!
Sa kohë reziston vera në kuti?
Nëse jeni tipi që e mbyllni javën me një ose dy gota verë, mund të zgjidhni opsionin e verërave në kuti, pasi zgjasin më shumë se ato në shishe. Falë formatit hermetik në kuti, vera do të qëndrojë e freskët për pesë deri në gjashtë javë pasi të keni hapur tapën/rubinetin (në varësi të formatit).
Ka disa truke që mund të përdorni për të zgjatur jetëgjatësinë e verës së hapur:
Pasi ta keni hedhur në gotë, rimbusheni gotën prapë. Sa më pak ta ekspozoni në ajër, aq më e freskët qëndron.
Zgjidhni një tapë me vakum. Këto lloj tapash thithin ajrin nga shishja e hapur, duke ndihmuar në ngadalësimin e oksidimit.
Pavarësisht nëse keni hapur një shishe të kuqe apo të bardhë, ruajeni në frigorifer. Vera në frigorifer ndihmon në mbajtjen e freskët pasi është hapur shishja.
Blerja e shisheve në sasi më të vogël, mund të jetë një ide e mirë për të reduktuar humbjet e mundshme të verës.