Pavarësisht sezonit, limonët nuk dalin kurrë nga moda. Acidi i lëngut të limonit balancon shijen tek ëmbëlsirat, ndërsa forcon shijen te salcat apo pijet e ndryshme. Plus, lëkura e limonit shton një nuancë freskie në çdo pjatë ku përdoret.
Të bukur për t’u parë dhe të shijshëm për t’u ngrënë, por limonët janë të dobishëm edhe për shëndetin. Agrumet janë të njohura për dozën e lartë të vitaminës C dhe antioksidantëve, të cilët ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve kronike dhe inflamacionit. Pa harruar që limonët mund të shërbejnë për të pastruar, por edhe për të aromatizuar ambientin.
Një limon mesatar ka:
17 kalori
1 gram proteina
5 gramë karbohidrate
2 gramë fibra
31 miligramë vitaminë C
Lëkura e limonit është shumë ushqyese, por lëngu i limonit ka gjithashtu shumë vlera. Pirja e lëngut të limonit gjatë konsumit të një vakti ul nivelin e sheqerit në gjak, por mund të parandalojë edhe përsëritjen e gurëve në veshka pasi acidi citrik pengon formimin e gurëve.
A ka pasoja negative ngrënia e limonit?
Limonët janë të sigurt për t'u konsumuar çdo ditë. Por, njerëzit që vuajnë nga refluksi gastroezofageal mund të zbulojnë se ushqimet me lëng limoni u shkaktojnë urth ose refluks.
Ju mund të përdorni lëng limoni për të zëvendësuar kripën
Lëngu i limonit jo vetëm që u jep shije gatimeve, por funksionon njësoj si kripa. Ju mund të zëvendësoni deri në 75% të kripës në një recetë me lëng limoni pa sakrifikuar shijen.
Limonët janë një produkt i shkëlqyer pastrimi
Keni një mikrovalë me yndyrë? Shtrydhni lëngun e një limoni në një tas të vogël me ujë dhe vendoseni në mikrovalë për dy minuta, më pas fshijeni me një leckë të lagur. Avulli nga uji i limonit ndihmon në pastrimin e saj. Grini lëkurën e një limoni në koshin e plehrave për të hequr erën e keqe.
Receta të shëndetshme me limon
Limonët janë të gjithanshëm në vlerat e tyre, nga shëndeti tek pastrimi, por ato janë të shkëlqyer edhe në kuzhinë. Ju mund t’i përdorni në receta të ndryshme, nga të kripurat tek të ëmblat.
Burimi: Today