Amvisat mund të përdorin erëza të ndryshme në gatim, por një nga më pak të zakonshmet është shafrani i Indisë. Çfarë është shafrani?
“Shafrani del nga tharja e bimës Crocus sativus L,” shpjegon dietologia Maya Feller. "Fijet e thara që më pas thërrmohen shpesh janë një ngjyrë e kuqërremtë e ndezur dhe përdoren në gatime të ndryshme," vazhdon ajo.
Përfitimet shëndetësore të shafranit
Shafrani sjell disa përfitime shëndetësore, të cilat dietologët ia atribuojnë kryesisht vetive antioksiduese dhe anti-inflamatore. Sa i takon efekteve në shëndet, përmirësimi i humorit është vetëm një prej tyre. Një ndikim më direkt sipas ekspertëve është tek lehtësimi i simptomave të depresionit nga ai i butë te ai mesatar.
Në mënyrë të habitshme u zbulua se shafrani është efektiv njësoj si ilaçet kundër depresionit. Lëndët e fuqishme antioksidante ndihmojnë për fuqitë njohëse të trurit dhe mbrojtjen nga stresi. Dietologia Feller shton se përbërjet aktive të shafranit mbrojnë zemrën dhe trurin.
Super efektet e shafranit ndihmojnë edhe në parandalimin dhe trajtimin e një sërë sëmundjesh të lidhura me moshën, duke filluar nga dëmtimi i muskujve deri te sëmundjet e Alzheimerit dhe Parkinsonit.
Burimi: Well+ Good