Coca-Cola më ka shoqëruar në shumë momente magjike të jetës sime. Në të gjitha çastet më të vyera, në darkat me familjen, drekat me miqtë, koncertet dhe ndeshjet e futbollit, Coca-Cola ka qenë aty me mua, me shijen e saj freskuese.
Gjithnjë më vjen ndërmend sesi Coca-Cola qëndronte në rafte ose nëpër tavolinë e më pas kalonte dorë më dorë, herë si kanaçe, herë si Coca-Cola Zero pa sheqer e në raste të tjera në shishe qelqi. Coca-Cola na shoqëronte në bisedat familjare, , tek kaloja momente të lumtura me njerëzit e zemrës në tavolinat festive. Edhe kur unë punoja me zell të arrija qëllimet e mia.
Ndonëse vitet ikin shumë shpejt, shija e Coca-Colës mbetet po aq unike dhe çdo gllënjkë, më sjell në mendje shishen e parë që kam shijuar.
Gjithnjë kam qenë kurioze për historinë e Coca-Colës. S’gjej fjalë për të përshkruar entuziazmin tim kur mësova për historinë shqiptare të ‘Real Magic’ që ka nisur plot 30 vjet më parë kur vendi ynë po hidhte hapat e parë drejt hapjes me botën përtej kufijve. Asokohe, e konsideroja Coca-Colën si kontakt me botën e jashtme dhe tani, e përfytyroj atë si autoktone, si pija që ka qenë gjithnjë me mua, përgjatë gjithë jetës sime.
Këtë po sillja në mendje mbrëmjen e kaluar, pas një dite të gjatë në punë ndërkohë që rrëmbeva një Coca-Cola Zero nga frigoriferi. Me gotën me akull dhe limon në njërën dorë, teksa dëgjova tingullin e patjetërsueshëm kur hapet një kanaçe Coca-Cola, po mendoja se si shija e një pijeje mund të sjellë kaq shumë kujtime dhe të jetë me ty në ditët qëtë presin.
Coca-Cola u rrit së bashku me mua, ajo feston 30-vjetorin e saj në Shqipëri. Përgjatë këtyre viteve, unë kam ndryshuar, Shqipëria po ashtu, të gjithë ne kemi ndryshuar, falë sfidave dhe zhvillimit emocionues e të ndjeshëm të vendit tonë. Dhe duke qenë se është një ndjesi e bukur të kesh diçka e cila të lidh me të kaluarën dhe të tashmen, që me thjeshtësinë dhe veçantinë e saj të sjell gjithmonë kujtime të mira, është gjithashtu frymëzuese të shikosh të ardhmen me pozitivitet dhe optimizëm, pasi do të vijnë më shumë momente për të festuar.
E më shumë, gëzuar!
Me rastin e lancimit të spotit të ri, Coca-Cola më ftoi të ndaja kujtimet e mia lidhur me markën dhe produktin.