Ushqim & Pije

Shumë pranë perfeksionit: Ju tregoj për vendin më unik për të shijuar ëmbëlsira, kafe dhe matcha

Shumë pranë perfeksionit: Ju tregoj për vendin më unik

Unë s’para i kam qejf ëmbëlsirat, sidomos pasi kam lexuar qindra artikuj mbi ndikimet që përbërësit e tyre dhe sheqeri ka në trupin tim, megjithatë, e pranoj, ndonjëherë tundohem dhe kërkoj nëpër Tiranë për një ëmbëlsirë që të më shuajë nepsin, por edhe të më japë një shije për të cilën ia vlen ta përjetosh atë pendesën pasi e ke ngrënë.
 
Kështu, javën e kaluar, u nisa drejt Rubit, pasi më kishin thënë e stërthënë që ka ca torta të cilat do të më mrekullonin. Të them të drejtën, duke qenë se jam një Ujor që pyes 100 dhe bëj si di vetë, s’pata ndonjë pritshmëri të lartë, por nga ta dija unë se do të gënjehesha.  

Dyqani i Rubit ishte një hapësirë e këndshme dhe shumë e lezetshme, me një rozë të ëmbël pastel, e cila të jepte ndjesinë e pastërtisë dhe ëmbëlsisë me të cilën u prezantova ca sekonda më vonë. Me një ndjesi pozitive u ula dhe prita porosinë time: Një espresso tonic, e cila m’u duk një përzgjedhje goxha interesante. Në fakt, e tillë ishte. Ndërsa mora kafenë, e shoqërova edhe me një kupkë Flamingo (të cilës me thënë të vërtetën, i bëra 100 foto dhe ia çova grupit të gocave që ta dinin se ekziston një cupcake plot shije në një cep të Tiranës).

Shumë pranë perfeksionit: Ju tregoj për vendin më unik
 
Sigurisht, ndër produktet më të preferuara me të cilat Rubi nisi 4 vite më parë, janë pikërisht tortat. Me shumë gjasa, i keni parë vërdallë në Instagram, u keni bërë save sepse të jemi të sinqertë, janë shumë të bukura dhe keni pritur rastin e përshtatshëm për t’i porositur. Në fakt, unë provova pak në formë kupkash.

Ndërsa shijoja espresso tonic-un dhe kupkën, pranë meje u ul një zonjë, e cila po shkruante diçka në bllokun e saj. Më tërhoqi vëmendjen ndaj i buzëqesha. Ajo më ktheu buzëqeshjen dhe me shumë mirësjellje më përshëndeti. Afërmendsh, nisi një bisedë e ngrohtë me Ingridin, themeluesen e Rubit. Ajo, me çiltërsi dhe dëshirë më tregoi për udhëtimet e saj në Kyoto, Kopehnagë, New York, Saigon etj, ku importon edhe produkte të veçanta për të sjellë në Shqipëri një qasje të re drejt ëmbëlsirave dhe pijeve të përgatitura plotësisht nga e para me përbërës të zgjedhur me kujdes të veçantë, pa shurupe, aroma artificiale apo ngjyrues. 

Kështu Ingridi më shpjegoi se si në tortën “L’Originie” përdoret çokollata “Bean to Bar” plotësisht e pastër mono-origjinë nga Vietnami, e përzgjedhur me kujdes dhe me një shije elegante e aspak të hidhur, siç jemi mësuar rëndom që të jetë çokollata e errët industriale.

Shumë pranë perfeksionit: Ju tregoj për vendin më unik

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 𝕣 𝕦 𝕓 𝕚 🍰 (@tasterubi)


Duke shijuar kafenë, nuk mund të mos e pyesja Ingridin edhe për origjinën e saj dhe për “sekretin” e shijes së një kafeje që s’e kisha hasur më parë. Ingridi nuk e ruajti recetën sekrete siç e ruan Coca-Cola për shembull dhe me buzëqeshje më tha:

“Në fakt, janë disa sekrete: që nga ferma e kultivimit pra nga origjina e deri te mënyra se si përgatitet kafeja”.

Shumë pranë perfeksionit: Ju tregoj për vendin më unik

Pra, të gjitha bashkë bashkojnë forcat për të krijuar një shije që të lë mbresa. “Kafeja e Specialitetit”, e përgatitur te Rubi bazohet në një filozofi unike, e cila prej gati 2 dekadash qarkullon nëpër botë, por është ende e re për Shqipërinë. “Third-wave of coffee” është një koncept, i cili thyen rregullat e kafesë së mëparshme dhe i prezanton admiruesit e kafesë me një kafe të mrekullueshme, që nuk bën asnjë kompromis me cilësinë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 𝕣 𝕦 𝕓 𝕚 🍰 (@tasterubi)


Ajo që më tërhoqi vemendjen është fakti që kafeja e Rubit përzgjidhet dhe importohet nga Kopenhaga apo Roma, duke dhuruar kështu një përvojë të vërtetë “Specialty Coffee”. Shto këtu edhe faktin që përgatitet në ekspresin rozë më cool në Tiranë, plot me stickera nga adhuruesit e kafesë. Edhe baristi, Kevini, s’e kurseu edhe një dekor të bukur mjellme.

Shumë pranë perfeksionit: Ju tregoj për vendin më unik

Me këtë rast mësova se sa më mirë të jetë i përgatitur qumështi, aq më i lezetshëm dhe i përsosur del “latte art-i” dhe që qumështi nuk ngrohet kurrë dy herë (dhe unë u kujtova për mijëra herët që kam parë baristët të ngrohin të njëjtin qumësht dhe ta hedhin në makiato të ndryshme).

Shumë pranë perfeksionit: Ju tregoj për vendin më unik
 
Si një adhuruese e kulturës japoneze, këtë herë më mbeti pa provuar Matcha, për të cilën kam dëgjuar gjithashtu fjaljë shumë të mira por që do rikthehem për ta provuar.

Shumë pranë perfeksionit: Ju tregoj për vendin më unik
 
Për ju që nuk dini se ç’të zgjidhni kur të shkoni te Rubi, Kevini ka 3 sugjerime për pijet me bazë kafeje: 
 
Cortado dhe flatwhite (të përgatitura me kafetë e specialitetit)
Drip coffee (për të shijuar aromat dhe shijen më të mirë të kafesë së specialitetit)
Espresso tonic
 
Dhe 3 sugjerime për pijet me bazë Matcha: 
 
Strawberry matcha latte
Matcha orange
Pistachio matcha latte
 
Shkurt e qartë: Nëse doni që të provoni diçka të veçantë dhe të mos i ndaheni më kurrë, Rubi është sugjerimi ynë!