Fashion & Beauty

Të gjithë duan ta kopjojnë grimin "perëndeshë greke" të Zendaya-s

Të gjithë duan ta kopjojnë grimin "perëndeshë
Foto: Samir Hussein//Getty Images

Zendaya di si ta kthejë një dalje në tapetin e kuq në moment viral, por paraqitja e saj në premierën e “The Odyssey” në Londër duket se ka nxitur një fiksim të ri për makeup-in: ngjyrën e bardhë në cepin e brendshëm të syrit.

Aktorja u shfaq me një veshje couture nga Schiaparelli, me një bust porcelani të strukturuar dhe fund me thekë, stiluar nga Law Roach. Flokët, të realizuar nga Coree Moreno, ishin frymëzuar nga estetika greke: gjysmë të kapur me gërshet dhe pjesa tjetër e lëshuar në onde të buta.

Por detaji që mori më shumë vëmendje ishte grimi.

Makeup artist-i i saj, Ernesto Casillas, tha për “Harper’s Bazaar” se donte t’i jepte Zendaya-s një pamje “si perëndeshë greke”, me lëkurë të ngrohtë, të ndriçuar nga dielli, dhe sy që reflektonin natyrën e fustanit.

Sekreti ishte te cepi i brendshëm i syrit: një hije e ndritshme që krijonte kontrast të butë me tonin e lëkurës dhe e bënte gjithë grimin të dukej më i freskët.

Pjesa tjetër e grimit ishte: blush rozë, lëkurë me shkëlqim natyral dhe buzë të konturuara lehtë, me efekt glossy.

Me pak fjalë, nëse deri tani ngjyra e bardhë në cepin e brendshëm të syrit ishte thjesht një truk grimi, Zendaya e ktheu në fiksimin e momentit.

REELS

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞