Promo

Të gjithë po më pyesin çfarë arome mbaj dhe kam ca sqarime për të dhënë


Ka produkte që i përdor sepse duhet dhe ka produkte që të bëjnëtë presësh me padurim momentin kur do t’i përdorësh. Lush, sigurisht, ka ndërtuar një univers të tërë rreth kategorisë së dytë. Teksturat që shkrihen në kontakt me lëkurën, aromat që tëkujtojnë karamel, vanilje, kokos apo kokoshka dhe ai detaji ivogël me shkëlqim e kanë kthyer kujdesin për trupin në njëritual shumë më interesant se një hap i zakonshëm pas dushit.

Ajo që ju duhet të dini sa më shpejt është që tek dyqani I Lush-it në Toptan, po bëjnë naming 3 produkte që të kombinuara bashkëjanë WOW! Massage bars, body sprays dhe pudrat aromatike përtrupin. Janë të ndryshme, por kanë të njëjtën ide: lëkura nukduhet vetëm të ndihet mirë; duhet edhe të mbajë një aromë që tëbën të kthesh kokën pas vetes.

1. Massage bars: kujdesi për trupin, por bëje ritual

Nëse ende e mendon vajin e masazhit si një shishe që rrjedhkudo përveçse aty ku duhet, massage bars të Lush janë versionimë i bukur dhe më praktik i idesë. Janë solidë, por zbuten ngangrohtësia e trupit dhe lënë pas një shtresë të pasur që rrëshqetlehtë mbi lëkurë.

Baza me gjalpë organik kakaoje Fair Trade dhe gjalpë organikshea, të pasur natyrshëm me vitaminë E, ndihmon që lëkura tëndihet më e butë dhe e ushqyer. Por zgjedhja, le ta pranojmë, bëhet kryesisht nga aroma.

Turmeric Latte 


Turmeric Latte është për vajzën që do të mbajë erë si njëmbrëmje e ngrohtë cozy, me drita të zbehta, një libër afërndërkohë që diçka të ëmbël ka në furrë. Vanilja dhe tonka absolute krijojnë një aromë kremoze e qetësuese, ndërsa nuancatlehtësisht pikante i japin thellësi dhe e shpëtojnë nga ëmbëlsia e zakonshme. Është cozy, por jo e parashikueshme; e butë, por me personalitet. Perfekte për një masazh të ngadaltë ose për ato net kur kujdesi për veten duhet të ndihet pak më luksoz.

Coconut Drench - pushime tropikale, pa prerë biletë avioni


Coconut Drench është zgjedhja e qartë për adhurueset e kokosit. Vaji ekstra i virgjër i kokosit ndihmon në zbutjen e lëkurës, ndërsa vaji brazilian i babassusë e bën teksturën të ndihet e pasur dhe e këndshme gjatë masazhit. Tonka dhe vanilja e çojnëaromën në një drejtim më kremoz dhe komod: më shumëcoconut dessert sesa krem klasik plazhi. Nëse do që lëkura tëduket e ushqyer dhe të mbajë një aromë që të kujton verën, kyështë!!

Therapy - për ditët kur ke nevojë të ulësh volumin

Therapy është më pak dessert dhe më shumë exhale. Livandoja ijep një karakter të qetë e të pastër, ndërsa neroli sjell një nuancëtë freskët, elegante dhe pak më të ndritshme. Formula me gjalpëkakaoje dhe shea e lë lëkurën të butë, por ajo që e dallon ështëatmosfera: është massage bar-i që zgjedh kur do që rituali imbrëmjes të ndihet si një pauzë e vërtetë. Nëse Turmeric Latte është për mbrëmjen romantike dhe Coconut Drench për verën, Therapy është për reset-in.

2. Body sprays: kur parfumi yt ka nevojë për pak më shumë fun


Body sprays të Lush nuk hyjnë në dhomë në heshtje. Janë tëkrijuar për vajzat që e duan aromën si pjesë të look-ut: diçka qëndihet, mbahet mend dhe mund të shtresëzohet me produktet e tjera të trupit.

Let the Good Times Roll - karamel, kokoshka dhe main-character energy

Ky produkt ju thotë shumë gjëra, jemi të sigurta! Profiligourmand ndërthur karamelin me nota kokoshkash, duke krijuardiçka playful, nostalgjike dhe menjëherë të dallueshme. Ka atëenergjinë e një pasditeje në kinema, por në versionin që mund ta veshësh. Nuk është aromë për dikë që kërkon minimalizëm; është për dikë që do komplimente dhe pyetjen: ‘Çfarë parfumike vendosur?’

Sticky Dates - kushërira më e errët dhe më seksi e vaniljes


Kjo është si të thuash kushërira misterioze dhe më seksi e vanilies. Aroma është e ëmbël, por jo ëmbëlsi që të lodh. Ka dinjitet, krenari dhe e merr vëmendjen pa e kërkuar fare. Resinoidi i benzoinës dhe akordi i hurmave sjellin karamel, vanilje kremoze dhe fruta të errëta, ndërsa druri i sandalit dhebalsami i bredhit shtojnë një bazë të ngrohtë, drusore dhetokësore. Rezultati? Një gourmand më i thellë, më i sofistikuardhe pak më sensual. Let the Good Times Roll është vajzaargëtuese e grupit; Sticky Dates është ajo që vjen vonë dhe tëgjithë e vënë re.

3. Pudrat e trupit: hapi që nuk e dinim se na mungonte