
Milano është kthyer sërish në qendrën e vëmendjes së botës së modës, teksa Java e Modës për Meshkuj për sezonin pranverë-verë 2027 po zhvillohet në qytetin italian. Megjithatë, përveç pasarelave, janë rrugët e Milanos ato që po tërheqin vëmendjen e fashionistëve, duke ofruar një dozë të madhe frymëzimi për sezonin aktual.

Si çdo vit, të ftuarit, influencerët, redaktorët e modës dhe personazhet e njohur kanë shfrytëzuar eventin për të shfaqur stilin e tyre personal, duke krijuar disa nga pamjet më interesante të momentit. Nga kombinimet e përditshme deri te veshjet e kuruara deri në detaj, street style-i milanez dëshmoi edhe një herë se moda e vërtetë nuk kufizohet vetëm në pasarela.

Këtë sezon, nuancat neutrale si bezha, e bardha dhe grija vazhdojnë të mbeten të preferuara, por nuk mungojnë as ngjyrat e ndezura që i japin "jetë" veshjeve verore. Fustanet e lehta, kostumet me prerje të lirshme, këmishat oversize dhe aksesorët u panë kudo në rrugët e qytetit.

Një tjetër detaj që ra në sy ishte kontrasti mes elegancës dhe rehatisë. Disa zgjodhën taka të larta dhe kombinime më të sofistikuara, ndërsa të tjerë zgjodhën këpucëve të sheshta dhe siluetave më casual, duke treguar se stili personal mbetet trendi më i fortë i momentit.

Nga interpretimet moderne të klasikëve italianë te eksperimentet kreative me ngjyra, Milano po na jep ide të pafundme për veshjet e muajve në vijim.

Shikoni më poshtë disa nga pamjet më të bukura të street style-it nga Java e Modës për Meshkuj në Milano dhe frymëzohuni për kombinimet tuaja të radhës.





























