Anabelizim

#TëPadërguarat: “Jam vetëm unë dhe mënyra se si u ndjeva kur të desha dhe më deshe”

#TëPadërguarat: “Jam vetëm unë dhe mënyra se si u
#TëPadërguarat/ Anabel


#TëPadërguarat është një sektor i ri në Anabel, ku mund të shpreheni lirshëm për gjërat që doni t’ia thoni dikujt, por për 1001 arsye, nuk keni guximin/mundësinë t’ia thoni përballë. #TëPadërguarat janë fiks vendi ku mund të shkruash/gjesh emrin dhe mesazhin që të dedikohet ty.

Rishtazi, një mesazh i bukur ka ardhur në këtë sektor të Anabel, drejtuar dikujt me nistoren P (shoqëruar me një emoji fluture).

Më poshtë, gjeni mesazhin:

“Je pika ime më e brishtë dhe njëkohësisht më e fortë. Akoma. Thyhem nga brenda sa herë dua të flas për ty, për ne dhe nuk më kupton askush. Pala tjetër nuk të ka shumë qejf, e kuptoj, është në mbrojtjen time, por nuk është e këndshme. Sa herë dua të dua veten, të bëj vendimin e duhur, të gjej motivimin, imagjinoj që ti je në vendin tim dhe sillem me veten siç do sillesha me ty. Edhe pse jo bashkë, edhe pse psikologjia dhe shoqëria këtë situatë e quan “ta kesh mendjen tek ish-partneri”, për mua nuk është e atillë. Ti nuk je vetëm një ish-partner. Dhe ndoshta teoria “koha e gabuar, personi i duhur” është e vërtetë. Ndoshta besimi që çdo gjë ndodh për një arsye, besimi që gjërat janë të shkruara, se Zoti e bëri këtë etj, janë romantizime të dhimbjes. E vërteta është që të dy patëm gabimet tona, do të doja shumë të ishim përpjekur më fort. E vërteta është që pasiguritë bëjnë xing. E vërteta është që të dy duhet të zgjedhim veten para njëri-tjetrit. Edhe pse ishte gjëja e duhur për t’u bërë, kjo nuk e bën dhimbjen më pak të fortë. E vërteta është që rrethanat tona nuk ishin të favorshme. Dhe unë ndonjëherë e mendoj një “po sikur”, por i rikthehem realitetit. Mundohem. Asnjë person tjetër, edhe pas kaq shumë kohësh, nuk ka zgjuar tek unë të njëjtën ndjesi si ti. Ka pasur momente kur të kam harruar totalisht, kur kam pëlqyer dikë tjetër, kur kam dalë me dikë tjetër, ashtu siç ka pasur momente kur kujtimi për atë që ne ishim më godet fuqishëm. Imagjinata për atë që mund të ishte gjithashtu. Ndihem sikur ti je unë, në versionin mashkull. Ti je ai që nxori anën time më të mirë. Që më bëre të buzëqesh prapë pas një periudhe goxha të vështirë. Dhe unë e di që pata të njëjtin ndikim tek ti, sepse e jetova bashkë me ty. Kur më bie mendja tek ti, i lutem Zotit të jesh mirë, i shëndetshëm, i lumtur, i suksesshëm. I lutem të jesh i butë me veten dhe ta falësh atë. I lutem që ti të shikosh te vetja njeriun dhe shpirtin e bukur që je. I lutem të të dërgojë njerëzit e duhur pranë dhe këto lutje vijnë nga një njeri që shpesh e ka humbur besimin në Zot, ama, kur vjen puna tek ti, përulet. Ke qenë muza ime. Kur më kanë ndodhur gjëra jo të këndshme, truri ka zgjedhur momentet me ty për të kompensuar dhimbjen. Më ke shpëtuar shumë herë, ke qenë si ajo dita e farit në mes të detit. Kam shkruar shpesh për ty, në kompjuterin tim të ri e të vjetër, në blloqe të ndryshme shënimesh e madje, para ca kohësh të thura një poezi. Unë e di që ai version i imi që doli kur isha krah teje ekziston akoma dhe unë po punoj që ta aksesoj edhe pa ty, edhe pa imagjinuar për një rikthim. Jam vetëm unë dhe mënyra se si u ndjeva kur të desha dhe më deshe. Në një shoqëri që sot heq dorë shpejt nga tjetri; në një shoqëri që je lehtësisht i/e zëvendësueshëm/me; në një shoqëri ku egoja është e madhe, ku ‘ex-i’ është ai që gjithmonë e ka fajin; në një shoqëri ku ndjenjat mbyten me një cigare, alkool, pub-e e ndoshta edhe me kalimin te një person tjetër për të mbushur boshllëkun; në një shoqëri që hedh poste e story për të gënjyer sa mirë është, unë nuk e gjej veten. Kur kam qenë duke menduar dhe ndjerë për ty, nuk i kam dhënë shpresë askujt tjetër. E kur jam ndjerë që të kam harruar, po. Nuk kam frikë të rri vetëm, ashtu siç nuk jam e padrejtë, nuk dua të jem me një person tjetër e të mendoj për ty. E nëse dikush më lexoi deri këtu dhe i pëlqeu ky shkrim, faleminderit. E nëse dikush më lexoi deri këtu dhe u shqetësua për “fiksimin tim” dhe mënyrë e gabuar të atashimit apo çfarëdo, qetësohu, takohem me terapisten time çdo javë dhe punoj me veten. Ka diçka për të cilën dua të të kërkoj falje: Kërkoj faljen tënde që në një moment të dobët për ty, u duk sikur u largova e të braktisa. Ti e di sa u përpoqa, ti e di që duhet të zgjidhja veten, edhe unë e di, por gjithsesi, ndonjëherë dua të kthej kohën pas e të këmbëngul më shumë. Ndonjëherë dua që ta kishe ndarë barrën me mua. Të kërkoj falje nëse u ndjeve sikur nuk ishe i vlefshëm për të luftuar për ty, nuk është e vërtetë. Të dërgoj një përqafim shumë të gjatë e të ngrohtë. Të them se do ia dalësh! Jepi! Forca! Unë kam besim tek ti! Të kam shumë xhan!”.

 

REELS

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!