Ka disa versione të tuat që dalin në pah në momente të ndryshme: ajo që merr kontrollin, ajo që kujdeset për të gjithë, ajo që ndjek intuitën, ajo që dashuron fort apo ajo që nuk pret askënd për të arritur atë që do. Sipas teorisë së arketipeve femërore, këto energji mund të grupohen në disa profile të dallueshme. Përgjigju pyetjeve dhe zbulo cili nga 12 arketipet femërore të përshkruan më mirë.
(Një shpjegim për secilin prej tyre e gjeni në fund të artikullit)
THE QUEEN (Mbretëresha) - E sigurt, me standarde të larta dhe një prani që ndihet. Të pëlqen të kesh kontroll mbi jetën tënde dhe nuk kënaqesh lehtë me më pak nga sa meriton.
THE MOTHER (Mbrojtësja) - E ngrohtë, protektive dhe gjithmonë e vëmendshme ndaj njerëzve të tu. Dashurinë e tregon më shumë përmes kujdesit dhe pranisë sesa përmes fjalëve.
THE MYSTIC (Mistikja) - Intuitive, introspektive dhe me një botë të brendshme shumë të pasur. Shpesh kupton njerëzit dhe situatat pa pasur nevojë për shumë shpjegime.
THE MAIDEN (Ëndërrimtarja) - Kurioze, spontane dhe gjithmonë e hapur ndaj një fillimi të ri. Ke një energji të freskët që të shtyn të eksplorosh dhe të mos e marrësh jetën tepër seriozisht.
THE CREATOR (Vizionarja) - Kreative, origjinale dhe plot ide. Ndihesh më shumë vetvetja kur po krijon diçka që mban vulën tënde.
THE SAGE (E Mençura) - Analitike, e menduar dhe gjithmonë në kërkim të së vërtetës. Para se të besosh ose të vendosësh, do ta kuptosh mirë “pse-në”.
THE LOVER (Romantikja) - Pasionante, emocionale dhe e lidhur fort me atë që të bën të ndihesh gjallë. Për ty, marrëdhëniet, bukuria dhe emocionet nuk janë detaje: janë pjesë e mënyrës si e përjeton jetën.
THE HUNTRESS (Luftëtarja) - Ambicioze, e drejtpërdrejtë dhe e orientuar drejt qëllimit. Kur vendos diçka në mendje, nuk pret që të vijë tek ti: shkon vetë drejt saj.
THE HEALER (Empatikja) - Empatike dhe shumë e ndjeshme ndaj emocioneve të të tjerëve. Ke aftësinë t’i bësh njerëzit të ndihen të dëgjuar, të kuptuar dhe pak më mirë pas një bisede me ty.
THE INDEPENDENT (E Pavarura) - E lirë dhe shumë e zonja të mbështetesh te vetja. Lidhesh me njerëzit, por nuk dëshiron të humbasësh individualitetin tënd për askënd.
THE DAME (Elegantja) - Elegante, e matur dhe me një forcë që nuk ka nevojë të bëjë zhurmë. Vlerëson dinjitetin dhe mënyrën se si një person e mban veten edhe në situata të vështira.
THE HEROINE (E Pathyeshmja) - Elastike, e guximshme dhe e fortë përballë sfidave. Mund të rrëzohesh, por ke atë lloj energjie që të bën të ngrihesh përsëri dhe të vazhdosh.
-
Test: Cili është red flag-u yt veror?
2 Korrik, 11:58 -
Test: Ç’lloj mbrëmjeje vere je?
27 Korrik, 14:14 -
Test: Sa njeri intuitiv je?
11 Maj, 12:22 -
Test: Sa nonchalant/e je?
28 Prill, 12:27 -
Test: Cili është flamuri yt jeshil?
25 Prill, 12:35 -
Test: Cila është gjuha jote e dashurisë?
2 Prill, 13:09 -
Test: Sa spiritual/e je?
31 Mars, 13:13 -
Test: Cila është pasiguria jote më e madhe?
27 Mars, 12:38







