Quizzes

Test personaliteti: Në cilën anë të spektrit je ti?

Test personaliteti: Në cilën anë të spektrit je ti?

A je ai/ajo që ndriçon çdo dhomë me praninë tënde apo ndihesh më rehat kur je vetëm me mendimet e tua? Ndoshta je diku në mes? Ky test i detajuar i personalitetit të ndihmon të kuptosh më mirë veten.

1. Po shkon në një festë ku njeh vetëm një person. Si reagon?

A) E shoh si mundësi për të njohur njerëz të rinj.
B) Qëndroj me personin që njoh, por përpiqem të bashkëbisedoj me të tjerët.
C) Qëndroj afër mikut tim dhe nuk nis vetë biseda.
D) Ka gjasa të mos shkoj fare.

2. Në zyrë ndodh një debat spontan. Si vepron?

A) Futem direkt në debat.
B) Marr pjesë nëse ndjej se kam diçka të rëndësishme për të thënë.
C) Mund të dëgjoj me vëmendje, por rrallë ndërhyj.
D) Ndihem në siklet dhe dua të largohem.

3. Të ftojnë të flasësh për një temë për të cilën je ekspert/e. Do të jesh përpara një audience. Si ndihesh?

A) I/e emocionuar.
B) Pak nervoz/e, por ia dal.
C) E bëj, por ndjej shumë presion.
D) Do bëja gjithçka për të mos e bërë.

4. Në fundjavë, ke kohë të lirë pa angazhime. Çfarë bën?

A) Organizoj diçka me miqtë.
B) Një kafe me një mik/mikeshë do ishte ideale.
C) Shijoj kohën vetëm me një libër ose serial.
D) Planifikoj një ditë krejtësisht vetëm.

5. Në autobus, dikush fillon një bisedë me ty. Si reagon?

A) Përfshihem menjëherë dhe e shijoj.
B) Bisedoj për pak, por nuk e zgjas shumë.
C) Jam i/e sjellshëm/me, por ndjehem pak në siklet.
D) Përpiqem ta shmang me çdo mënyrë.

6. Në një grup pune:

A) Marr drejtimin dhe flas hapur.
B) Punoj mirë me të tjerët, por nuk dua të jem lider.
C) Kam ide, por nuk i ndaj gjithmonë.
D) Preferoj të më jepet një detyrë dhe ta bëj vetë.

7. Të ndodh të ftohesh në tri evente brenda javës. Çfarë bën?

A) Shkoj në të tria.
B) Zgjedh 1.
C) Mund të shkoj në një nëse jam në humor.
D) I refuzoj të gjitha.

8. Si ndihesh kur je i/e rrethuar nga shumë njerëz për shumë kohë?

A) Shumë mire.
B) Nuk më bezdis, por më lodh pak.
C) Më shterojnë energjitë.
D) Ndjej nevojë urgjente të iki.

9. Cili aktivitet të jep më shumë kënaqësi?

A) Të organizoj evente apo udhëtime me të tjerët.
B) Biseda të thella me miq të ngushtë.
C) Krijimi i diçkaje vetë (shkrim, pikturë, muzikë).
D) Koha vetëm me mendimet e mia.

10. Çfarë ndodh pas një ditë me shumë ndërveprime sociale?

A) Ndihem mirë.
B) Pak i/e lodhur, por jam ok.
C) Shumë i/e lodhur.
D) Totalisht i/e shteruar. Më duhet të “izolohem”.

11. Si i përjeton situatat kur ke shumë vëmendje mbi vete?

A) I adhuroj.
B) Mund t’i përballoj, por nuk i kërkoj.
C) Ndjehem pak në siklet.
D) Më shkaktojnë ankth.

12. Zgjidh: të dalësh në darkë me miqtë vs të qëndrosh në shtëpi vetëm?

A) Të dal me miqtë
B) Varet nga dita.
C) Të qëndroj vëtëm më josh më shumë.
D) Zgjedh gjithmonë vetminë.

Si të llogaritësh rezultatin tënd: Numëro sa herë ke zgjedhur A, B, C ose D.

Nëse ke më shumë A – Ekstrovertët e guximshëm (lexo në vijim se cila nënkategori të përshtatet)

Ekstroverti gazmor: Social dhe i hapur, i do turmat dhe është gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Ekstroverti entuziast: Plot energji, pozitiv dhe përhap gëzim kudo që shkon.

Ekstroverti aventurier: I pëlqen rreziku, ndryshimet dhe aventura.

Ekstroverti i veprimit: Lider natyral, i drejtohet veprimit më shumë sesa mendimit.

Nëse ke më shumë B – Ambivertët (lexo në vijim se cila nënkategori të përshtatet)

Ekstroverti karizmatik: Aktiv në biseda, por gjithashtu di të tërhiqet kur është e nevojshme.

Ambiverti i balancuar: Ndihesh mirë si në vetmi, ashtu edhe në shoqëri, shumë fleksibël.

Ekstroverti mbështetës: Social, por i fokusuar më shumë në marrëdhënie kuptimplota sesa në numër.

Nëse ke më shumë C –  Introvertët mendimtarë (lexo në vijim se cila nënkategori të përshtatet)

Introverti reflektiv: I thellë, meditues dhe i tërhequr pas mendimeve personale.

Introverti ankthioz: Ndjen pasiguri në situata sociale, preferon ambiente të njohura.

Introverti mendimtar: Preferon të dëgjojë, të mendojë dhe të analizojë para se të flasë.

Nëse ke më shumë D – Introvertët e thellë (lexo në vijim se cila nënkategori të përshtatet)

Introverti selektiv: I kujdesshëm në zgjedhjen e njerëzve që afron pranë vetes.

Introverti i vetmuar: Gjen kënaqësi dhe qetësi në vetminë e tij.

Introverti i rezervuar: I heshtur, privat dhe i vështirë për t’u “lexuar”.

Mos humbisni edhe

REELS

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj

Personality test: Which side of the spectrum are you on?

Test personaliteti: Në cilën anë të spektrit je ti?

Are you the type of person who lights up a room with your presence, or are you more comfortable being alone with your thoughts? Maybe you're somewhere in between? This detailed personality test will help you understand yourself better.

1. You're going to a party where you only know one person. How do you react?

A) I see it as an opportunity to meet new people.
B) I stay with the person I know, but try to chat with others.
C) I stay close to my friend and don't initiate conversations myself.
D) I probably won't go at all.

2. A spontaneous debate occurs in the office. How do you handle it?

A) I jump right into the discussion.
B) I participate if I feel I have something important to say.
C) I can listen attentively, but I rarely intervene.
D) I feel uncomfortable and want to leave.

3. You are invited to speak on a topic that you are an expert on. You will be in front of an audience. How does that feel?

A) Excited.
B) A little nervous, but I can do it.
C) I can do it, but I feel a lot of pressure.
D) I would do anything not to do it.

4. On the weekend, you have free time without commitments. What do you do?

A) I organize something with friends.
B) A coffee with a friend would be ideal.
C) I enjoy time alone with a book or series.
D) I plan a day completely alone.

5. On the bus, someone starts a conversation with you. How do you react?

A) I get involved right away and enjoy it.
B) I chat for a while, but not for long.
C) I'm polite, but I feel a little embarrassed.
D) I try to avoid it at all costs.

6. In a working group:

A) I take the lead and speak openly.
B) I work well with others, but I don't want to be a leader.
C) I have ideas, but I don't always share them.
D) I prefer to be given a task and do it myself.

7. You happen to get invited to three events in one week. What do you do?

A) I go to all three.
B) I choose 1.
C) I might go to one if I'm in the mood.
D) I refuse all of them.

8. How do you feel when you are surrounded by many people for a long time?

A) Very good.
B) It doesn't bother me, but it tires me a little.
C) It drains my energy.
D) I feel an urgent need to leave.

9. Which activity gives you the most pleasure?

A) Organizing events or trips with others.
B) Deep conversations with close friends.
C) Creating something on my own (writing, painting, music).
D) Time alone with my thoughts.

10. What happens after a day of lots of social interactions?

A) I feel good.
B) A little tired, but I'm okay.
C) Very tired.
D) Totally exhausted. I need to "isolate".

11. How do you experience situations when you have a lot of attention on yourself?

A) I adore them.
B) I can handle them, but I don't seek them out.
C) I feel a little embarrassed.
D) They cause me anxiety.

12. Choose: going out to dinner with friends vs. staying home alone?

A) Going out with friends
B) It depends on the day.
C) Being alone appeals to me more.
D) I always choose solitude.

How to calculate your score: Count how many times you chose A, B, C, or D.

If you have more A’s – Courageous Extroverts (read below to see which subcategory suits you)

Cheerful extrovert: Social and outgoing, loves crowds and is always the center of attention.

Enthusiastic extrovert: Full of energy, positive and spreads joy wherever they go.

Adventurous extrovert: Likes risk, change, and adventure.

Action extrovert: Natural leader, oriented towards action more than thought.

If you have more B – Ambiverts (read below to see which subcategory suits you)

Charismatic extrovert: Active in conversations, but also knows how to withdraw when necessary.

Balanced ambivert: You feel good both in solitude and in company, very flexible.

Supportive extrovert: Social, but focused more on meaningful relationships than numbers.

If you have more C – Thinking Introverts (read below to see which subcategory suits you)

Reflective introvert: Deep, meditative, and withdrawn into personal thoughts.

Anxious introvert: Feels insecure in social situations, prefers familiar environments.

Introvert thinker: Prefers to listen, think, and analyze before speaking.

If you have more D – Deep Introverts (read below to see which subcategory suits you)

Selective introvert: Careful in choosing the people he brings close to him.

The solitary introvert: Finds pleasure and peace in his solitude.

Reserved introvert: Quiet, private, and difficult to "read."