
Hyn në një dhomë ku nuk njeh askënd dhe mund të ulesh kudo. Ku shkon instinktivisht?
Mos zgjidh karrigen që të duket më e bukur. Imagjino sikur vërtet duhet të ulesh aty. Afër të tjerëve apo pak më larg? Në mes apo në cep?
Zgjidh numrin e parë që të vjen natyrshëm dhe pastaj lexo çfarë mund të tregojë për personalitetin tënd.
1 - I rezervuari
Ti nuk je personi që hyn në një ambient dhe kërkon menjëherë vëmendjen e të tjerëve. Përkundrazi, preferon të gjesh një pozicion pak më të tërhequr, të kuptosh energjinë e vendit dhe pastaj të vendosësh sa do të përfshihesh. Në grup mund të dukesh i qetë, por
kjo nuk do të thotë se nuk po ndjek gjithçka që ndodh. Në fakt, zakonisht ke kuptuar njerëzit në dhomë para se ata të kenë kuptuar ty.
2 - I sigurti
Ti kërkon instinktivisht një vend ku ndihesh i mbrojtur dhe i qetë. Nuk të intereson të jesh në qendër të vëmendjes, por as nuk fshihesh prej saj. Je tip që hapesh kur ndihesh rehat dhe zakonisht krijon lidhje të forta me një numër të vogël njerëzish. Në ambiente të reja mund të të duhet pak kohë, por sapo ndihesh “në territorin tënd”, del një version krejt tjetër i yti.
3 - Sociali
Ti nuk ke nevojë të kontrollosh gjithë dhomën para se të përfshihesh. Ulesh aty ku është më e lehtë të komunikosh dhe, nëse nuk njeh askënd, me shumë gjasa kjo do të ndryshojë shpejt. Je i afrueshëm, komunikues dhe zakonisht nuk e ke problem të nisësh vetë një bisedë. Heshtja? Nuk zgjat shumë kur je ti aty.
4 - I pavaruri
Nuk ke nevojë as të fshihesh, as të rehatosh veten shumë. Ulesh, sheh çfarë po ndodh dhe vazhdon. Je relativisht i sigurt në vete dhe nuk ke nevojë që ambienti apo njerëzit përreth të përshtaten me ty që të ndihesh mirë. Problemi? Ndonjëherë kjo pavarësi të bën të dukesh pak më i distancuar nga sa je në të vërtetë.
5 - I kujdesshmi
Ti preferon të kesh pak hapësirë përpara se t’i lejosh njerëzit të afrohen. Nuk je domosdoshmërisht introvert; thjesht nuk u jep të gjithëve akses të menjëhershëm. Vëzhgon, dëgjon dhe krijon përshtypjen tënde para se të hapesh. Je ai person që mund të mos thotë shumë në 20 minutat e para dhe pastaj, kur ndihet rehat, papritur ka opinion për gjithçka.
6 - Lideri
Nuk ke shumë problem të zësh hapësirë. Jo domosdoshmërisht sepse do gjithë sytë mbi vete, por sepse nuk ndihesh në siklet kur ata janë. Ke prezencë, merr vendime relativisht shpejt dhe në grup shpesh përfundon duke drejtuar situatën edhe kur askush nuk të ka emëruar zyrtarisht. “Po çfarë do bëjmë?” zakonisht pasohet nga të gjithë duke parë nga ti.
7 - Vëzhguesi
Ti do të jesh pjesë e situatës, por jo domosdoshmërisht personazhi kryesor i saj. Të pëlqen të kesh një pozicion nga ku mund të shohësh çfarë ndodh, të dëgjosh dhe të zgjedhësh vetë kur do të futesh në bisedë. Je shumë i mirë në leximin e njerëzve dhe shpesh kap tensione, afrimitete apo gjëra të pathëna shumë përpara të tjerëve. Praktikisht, mund të mos flasësh shumë, por e ke parë gjithë episodin.
8 - I qeti
Ti nuk ke ardhur për të performuar për askënd. Je tip që e vlerëson shumë hapësirën personale dhe nuk e ke problem të kalosh kohë vetëm. Në grup nuk ndien nevojën të flasësh vetëm për të treguar se je aty. Një moment i qetë, një kafe, telefoni, ndoshta një IQOS nëse je përdorues i rritur, dhe pak kohë me mendimet e tua mund të të bëjnë shumë më mirë sesa një dhomë plot njerëz që flasin njëkohësisht.
9 - Praktiku
Ti nuk komplikon gjërat që nuk kanë nevojë të komplikohen. Ka një vend bosh? Ulu. Ka një problem? Zgjidhe. Ka 14 alternativa? Zgjidh njërën dhe vazhdo jetën. Je fleksibël, përshtatesh shpejt dhe zakonisht je personi më i lehtë për të bërë plane. Derisa të tjerët janë ende duke diskutuar “po ku ulemi?”, ti ke dhjetë minuta që je ulur.
10 - Easygoing
Nga gjithë mundësitë, ti zgjodhe pupën. Kjo është energji shumë specifike: “Unë jam mirë kudo.” Nuk ke shumë nevojë për formalitete, nuk shqetësohesh lehtë dhe zakonisht përshtatesh me njerëzit dhe situatat pa krijuar dramë. Je spontan, tolerant dhe nuk ke nevojë të kontrollosh çdo detaj që të kalosh mirë. Në një grup je shpesh personi që thotë “për mua s’ka problem, si/ku të doni” dhe, ndryshe nga shumica që e thonë këtë, ti e ke seriozisht.
-Artikull promocional
