News

"TikTok" drejt mbylljes në SHBA: Përdoruesit kanë gjetur aplikacionin tjetër për ta zëvendësuar

"TikTok" drejt mbylljes në SHBA: Përdoruesit kanë

Që nga e diela, 19 janar, “TikTok” pritet të pezullohet në SHBA për shkak të një vendimi federal që hyn në fuqi. Ligji kërkon që kompania mëmë “ByteDance” të shesë asetet e saj në SHBA ose thjesht të ndërpresë veprimtarinë.

Përdoruesit e rinj nuk do të mund të shkarkojnë aplikacionin, ndërsa përdoruesit ekzistues do të kenë akses të kufizuar, me ndërprerje graduale të shërbimeve. Ndalimi parashikon që përdoruesit e rinj nuk do të mund ta shkarkojnë aplikacionin nga dyqanet online të Apple ose Google. Përdoruesit ekzistues do të ruajnë përkohësisht aksesin, por shërbimet do të pakësohen dhe përfundimisht do të ndërpriten.

“TikTok” ka apeluar në Gjykatën e Lartë të SHBA, duke kërkuar të ndalojë bllokimin e platformës. Megjithatë, gjyqtarët duket se nuk duan të pezullojnë ligjin, duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare. Për më tepër, sipas “The Information”, duke filluar nga 19 janari, përdoruesit që përpiqen të hapin aplikacionin do të shohin një mesazh që i drejton ata në faqen e internetit me informacione rreth ndalimit. Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të shkarkojnë të dhënat e tyre dhe informacionin personal.

Autoritetet amerikane citojnë shqetësime për sigurinë kombëtare, me “TikTok” që u përgjigj se ligji shkel lirinë kushtetuese të fjalës. Përdoruesit do të informohen përmes një platforme të posaçme për statusin dhe mundësinë e shkarkimit të të dhënave të tyre ndërsa siç dihet punonjësit do të vazhdojnë të marrin pagat. Kompania ka 7,000 punonjës në SHBA, ndërsa përdoruesit - tashmë kanë gjetur aplikacionin tjetër.

Aplikacioni që po zëvendëson “TikTok” në SHBA

Aplikacioni kinez “Xiaohongshu”, i njohur si "Instagrami i Kinës", ka përjetuar një bum në SHBA ditët e fundit pasi gjithnjë e më shumë njerëz po e shkarkojnë si një zëvendësues të platformës që po mbyllet.

I themeluar në vitin 2013 nga Charlëin Mao Ëenchao dhe Miranda Qu Fang si një udhëzues blerjesh për turistët kinezë, Xiaohongshu tani numëron rreth 300 milionë përdorues aktivë mujorë. Kompania, emri i së cilës fjalë për fjalë do të thotë "libër i vogël i kuq", filloi si një arkivë apo dokumentim i fotografive të udhëtimit përpara se të merrte këto përmasa.

Mesa duket, përdoruesit e rinj po përpiqen të “zhvendosin” algoritmin dhe përmbajtjen e “TikTok” në këtë platformë.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

"TikTok" to close in the US: Users have found another app to replace it

"TikTok" drejt mbylljes në SHBA: Përdoruesit kanë

As of Sunday, January 19, TikTok is expected to be suspended in the US due to a federal ruling that goes into effect. The law requires parent company ByteDance to sell its US assets or simply cease operations.

New users will not be able to download the app, while existing users will have limited access, with services being phased out. The ban means new users will not be able to download the app from Apple or Google's online stores. Existing users will temporarily retain access, but services will be reduced and eventually discontinued.

TikTok has appealed to the US Supreme Court, seeking to stop the blocking of the platform. However, the judges seem reluctant to suspend the law, citing national security concerns. Furthermore, according to The Information, starting January 19, users who try to open the app will see a message directing them to a website with information about the ban. They will also be able to download their data and personal information.

US authorities cite national security concerns, with TikTok responding that the law violates constitutional freedom of speech. Users will be informed through a special platform about the status and possibility of downloading their data, while employees will continue to receive their salaries. The company has 7,000 employees in the US, while users - have already found another app.

The app that is replacing "TikTok" in the US

The Chinese app Xiaohongshu, known as the "Instagram of China," has experienced a boom in the US in recent days as more and more people are downloading it as a replacement for the platform that is being shut down.

Founded in 2013 by Charlëin Mao Wenchao and Miranda Qu Fang as a shopping guide for Chinese tourists, Xiaohongshu now counts around 300 million monthly active users. The company, whose name literally means “little red book,” started out as an archive or documentation of travel photos before it took on such proportions.

Apparently, new users are trying to "shift" TikTok's algorithm and content to this platform.

Suggested articles: