Metropolitan

Travis Barker pëlqeu ca foto ‘seksi’ të së dashurës së djalit dhe interneti (sigurisht) ka komente

Travis Barker pëlqeu ca foto ‘seksi’ të së
Instagram: @skylasanderss/ @travisbarker

Travis Barker u përball me kritika të ashpra online pasi pëlqeu disa foto të postuara nga e dashura e djalit të tij, Landon. Skyla Sanders, 20 vjeç, publikoi një album nga pushimet e saj, ku në një prej fotove shfaqej me bikini. Në të njëjtin album kishte edhe 2 foto të djalit të Travis, si dhe një selfie të çiftit.

Travis Barker pëlqeu ca foto ‘seksi’ të së

Pasi Travis, 49 vjeç, pëlqeu postimin, përdoruesit e Reddit reaguan ashpër ndaj bateristit të Blink-182. Një komentues tha për pëlqimin e tij: “Shumë e neveritshme!”; “Aspak e frikshme”, shkroi një tjetër.

Një përdorues i Reddit shkroi gjithashtu: “Ughhh, e neveritshme”, ndërsa të tjerë theksuan se ishte një sjellje goxha e çuditshme.

Një tjetër shkroi me një ton sarkastik: “Aspak creepy kjo…”

“Ugh, e neveritshme,” shkroi një i tretë, ndërsa një tjetër e cilësoi veprimin si “sjellje e çuditshme ????”.

Të tjerë e mbrojtën muzikantin, i cili nuk e ka folloë Sky dhe duket se në total, ka pëlqyer vetëm 2 postime të saj, këtë për të cilën u bë objekt diskutimi në rrjet dhe një tjetër foto ku ajo shfaqet me Landon.

Travis Barker pëlqeu ca foto ‘seksi’ të së

“Në këtë postim është edhe djali i tij,” shkroi dikush, duke shtuar: “Duket më shumë si një prind që pëlqen çfarëdo që poston familja. Të gjithë pëlqejnë fotot e njëri-tjetrit. Po e teproni tani”.

Sipas Daily Mail, Landon dhe modelja, vajza e regjisorit Rupert Sanders dhe modeles Liberty Ross, kanë disa muaj që janë në një lidhje. Në maj, Landon postoi disa foto me të dashurën, si dhe një tatuazh kushtuar asaj.

Ah, Travis, si s't'u ndanë njëherë hallet...

REELS

3 gra ndryshojnë look pak para se të nënshkruajnë divorcin Si reagojnë ish-burrat 👀

🍰 Tortë me petë sfoliate + krem pastiçerie të përgatitur në mënyrë artizanale. Jo, s’është thjesht një tortë; është “wow, çfarë është kjo?” në çdo kafshatë @pasticerivittoria

Vjehrra, nusja dhe fustani 😂

Ja si e dua jetën.

Matmazel ✨

Patjetër që duhet ta shihni deri në fund 😌

Ku bëhet porosia? 🤨

Një nga propozimet më të bukura ndonjëherë

Unë kur shoh kushërirën e preferuar në një event familjar

Ups! Gjesti ironizon puthjen e Stresit 👀

----news/83704/travis-barker-pelqeu-ca-foto-i-te-se-dashures-se-djalit-dhe-interneti-siguri-i83704