Fashion & Beauty

Trendi i verës 2026 që ta bën zgjedhjen e veshjes shumë më të lehtë

40.webp
Foto: @ingridedvinsen; @lillysisto; @sshtephs/ Instagram

Nëse po kërkon një mënyrë për t’u dukur elegante këtë verë pa humbur kohë duke menduar se çfarë të veshësh, ka një zgjidhje të thjeshtë: setet e kombinuara. Mjafton një bluzë dhe një fund, ose një dyshe me pantallona të shkurtra dhe pjesën e sipërme në të njëjtin stil, dhe dukesh menjëherë e kuruar pa shumë përpjekje.

1.webp

2.webp

3.webp

4.webp

6.webp

Këtë verë, setet po vijnë në versione për çdo shije: nga ato të lehta dhe romantike për pushime në plazh, deri te variantet më elegante për qytet. Përveçse krijojnë një pamje të harmonizuar, ato e bëjnë përgatitjen e mëngjesit shumë më të lehtë, sidomos në ditët e nxehta kur askush nuk ka dëshirë të eksperimentojë para pasqyrës.

5.webp

Ndër tendencat më të pëlqyera janë setet prej linoje, kombinimet me funde të gjata, kompletet me dantella, ato me qëndisje, si edhe setet me vija që përfshijnë pantallona shumë të shkurtra. Ngjyrat variojnë nga tonet neutrale dhe pastel, deri te nuancat e forta si e kuqja apo roza intensive.

Një tjetër arsye pse këto kombinime po pëlqehen kaq shumë është fakti se pjesët mund të vishen edhe veçmas. Një fund mund të kombinohet me një bluzë tjetër, ndërsa pjesa e sipërme mund të përdoret me xhinse ose pantallona linoje, duke krijuar pafund kombinime të reja.

Pra, nëse këtë verë dëshiron të dukesh elegante pa shumë stres, setet e kombinuara janë ndoshta investimi më praktik që mund të bësh në garderobë.

REELS

Kush e fiton Botërorin? 🤓

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi