Aktorja amerikane Hayden Panettiere, e njohur për rolet e saj në serialet e famshme “Heroes” dhe “Nashville”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare.
Lajmin e trishtë e bëri të ditur babai i saj, Skip Panettiere, përmes një deklarate të publikuar të dielën në mbrëmje.
“Me trishtim të thellë ndajmë lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Hayden, vajzës sonë të dashur”, thuhej në deklaratë.
Panettiere u gjet pa ndjenja në apartamentin ku po qëndronte përkohësisht. Sipas Zyrës së Mjekut Ligjor të Greenville County, rreth orës 13:50 të së dielës autoritetet morën një telefonatë në numrin e emergjencës 911 për një rast të dyshuar arresti kardiak. Telefonatën e bëri një person i njohur i aktores.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, Hayden Panettiere u shpall e vdekur në orën 14:32.
Një autopsi u krye të hënën, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se nuk janë konstatuar shenja traume që mund të kenë kontribuar në vdekjen e saj. Shkaku i saktë i vdekjes mbetet ende në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Sipas hetimeve paraprake, nuk ka prova për ndërhyrje kriminale apo rrethana të dyshimta.
Vdekja e aktores vjen pas një periudhe të vështirë në jetën e saj. Panettiere kishte folur publikisht për betejën me depresionin pas lindjes dhe varësinë.
Së fundmi, aktorja kishte publikuar edhe kujtimet e saj me titull “This Is Me: A Reckoning”, ku rrëfente detaje të panjohura nga jeta dhe marrëdhëniet e saj.