Metropolitan

U hoq nga lista e Botërorit pas hetimit policor, ndahet nga jeta arbitri 38-vjeçar

U hoq nga lista e Botërorit pas hetimit policor, ndahet nga jeta arbitri
Foto: Getty Images

Arbitri holandez i futbollit Rob Dieperink ka ndërruar jetë vetëm disa javë pasi u hoq nga lista zyrtare e të përzgjedhurve për Kupën e Botës, pas një hetimi policor në Mbretërinë e Bashkuar.

Dieperink ishte zgjedhur si arbitër i sistemit të asistencës me video (VAR) për turneun e kësaj vere, por në muajin maj emri i tij u hoq nga lista e arbitrave të Botërorit nga FIFA.

38-vjeçari u arrestua nga Policia Metropolitane e Londrës në muajin prill, pas një denoncimi për sulm seksual ndaj një adoleshenti. Megjithatë, çështja u mbyll për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme.

Federata Holandeze e Futbollit (KNVB) tha se ishte "e tronditur dhe thellësisht e pikëlluar" nga vdekja e Dieperink. Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë publik.

"Me Rob humbasim një arbitër shumë të vlerësuar, por mbi të gjitha një koleg të sjellshëm dhe të përkushtuar", tha KNVB në një deklaratë.

"Mendimet tona janë me familjen, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e kishin të dashur. Urojmë që të gjejnë forcë dhe mbështetje për ta përballuar këtë humbje të madhe."

Edhe FIFA reagoi për lajmin, duke thënë se e mori vesh me "trishtim të madh".

"Në emër të gjithë komunitetit të futbollit, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij, si dhe për Federatën Holandeze të Futbollit. U prehtë në paqe", thuhej në deklaratën e organizatës.

Dieperink drejtoi ndeshje në kampionatin holandez të futbollit, Eredivisie, që prej vitit 2017 dhe ishte pjesë e ekipit të arbitrave VAR në Kampionatin Europian 2024.

Pas heqjes nga lista e Botërorit, ai tha në një intervistë për gazetën holandeze "De Telegraaf" se ishte "akuzuar padrejtësisht".

"Më trishton shumë fakti që jam akuzuar padrejtësisht", u shpreh ai asokohe.

"Që nga fillimi kam bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë dhe menjëherë kam treguar transparencë të plotë edhe ndaj FIFA-s, UEFA-s dhe KNVB-së. Jam mirënjohës për mbështetjen që kam marrë nga KNVB dhe për mënyrën se si e kanë trajtuar këtë çështje. Është për të ardhur keq që FIFA vendosi të mos më caktojë më për Botërorin. Sigurisht që jam i zhgënjyer."

REELS

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞