
Lumbardh Salihu, i ftuar në “Studio A”, sqaroi për herë të parë zërat për një lidhje me Semi Jaupajn, pasi qarkulluan disa foto të dyshes, duke u përqafuar dhe mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Ai theksoi gjatë intervistës se janë miq dhe asgjë më tepër.
“Më kanë dërguar disa artikuj… Është normale me pas shokë dhe shoqe, nuk ka asgjë më tej. Jetën private nuk kam qejf shumë (ta diskutoj)”, tha Lumbardhi.
Zërat për një raport mes tyre lindën pas këtyre fotove:
Dyshja shfaqet e lumtur pranë njëri-tjetrit dhe në foton e dytë, nuk duken edhe aq miq, por mbase ne jemi shumë tradicionalë. :)
Për Lumbardhin, kjo do ishte lidhja e parë publike pas ndarjes me Kader Kicajn, ish-missi me të cilën ai nisi një lidhje gjatë pjesëmarrjes në Big Brother.
Semi nga ana tjetër, është treguar shumë private për jetën e saj romantike dhe nuk ka reaguar kurrë më parë për aludimet që qarkullonin.