
Mirë se vini në Vitin e Ri! Janari nis me shumë lëvizje astrologjike, si tranzite aktive ashtu edhe prapavija.
Më 1 janar 2026, katër shenja të horoskopit marrin një mesazh të rëndësishëm nga universi.
Dita e parë e këtij viti sjell Mërkurin në Bricjap, i cili shërben si “kanali” për mesazhet që na dërgon universi. Kjo ditë lidhet me prioritetet. Çfarë ka vërtet rëndësi, çfarë zgjat dhe çfarë meriton kohën tonë në vitin që vjen? Ndihemi të hapur dhe të gatshëm ndaj asaj çfarë pritet të vijë.
1. Demi
Hyrja e Mërkurit në Bricjap të drejton në rrugën e duhur, Dem. Më 1 janar, kupton se një synim i dikurshëm kërkon më shumë përkushtim dhe kjo nuk të shqetëson.
Mesazhi është i thjeshtë, por i prerë: nëse kërkon siguri ose përparim në këtë fushë, qëndrueshmëria duhet të zëvendësojë rehatinë. E di që ndonjëherë kalon më shumë kohë seç duhet në “zonën e rehatisë” dhe kjo është në rregull. Por, është e rëndësishme të kuptosh kur është koha e duhur për ndryshim.
Në vend që të ndihesh nën presion, kjo vetëdije të jep qetësi dhe stabilitet. E di çfarë duhet të bësh më pas, Demi, dhe kjo dije të jep forcë të heshtur. Është koha ta nisësh seriozisht këtë rrugë!
2. Binjakët
Ky tranzit flet drejtpërdrejt me mënyrën tënde të marrjes së vendimeve, Binjakë. Më 1 janar, e kupton se një situatë nuk mund të mbetet e paqartë përgjithmonë. Duhet veprim dhe tani.
Mesazhi i universit të kërkon të zgjedhësh. Jo me nxitim, por me vetëdije dhe reflektim të thellë dhe kjo është pika jote e fortë. Mërkuri në Bricjap të shtyn të ndalosh së eksploruari me mundësi të shumta dhe të përkushtohesh ndaj asaj që ofron rritje afatgjatë.
Pasi e pranon këtë, mendja jote qetësohet. Vitin e nis me qëllim të qartë, jo me energji të shpërndarë apo vizione të paqëndrueshme.
3. Peshorja
Hyrja e Mërkurit në Bricjap të sjell një të vërtetë që të ndihmon të gjesh ekuilibrin, Peshore. Më 1 janar, kupton se ruajtja e paqes të ka kushtuar më shumë nga sa kishe menduar. Ka ardhur koha të përqendrohesh te vetja.
Mesazhi lidhet me kufijtë dhe respektin për veten. Diçka e thënë mes teje dhe një miku gjatë kësaj dite të bën të reflektosh pse vazhdon të tolerosh disa situata. Nuk është diçka negative, por një vështrim i sinqertë mbi realitetin tënd.
E sheh këtë ditë si një trampolinë për një qëndrim të ri ndaj jetës. Ndihesh i/e fuqizuar. Hyn në Vitin e Ri i/e përgatitur të mbrosh veten me hijeshi, por edhe me vendosmëri. Ky është viti yt, Peshore.
4. Peshqit
Për ty, Peshk, Mërkuri në Bricjap sjell një mesazh për drejtimin. Më 1 janar, kupton se frymëzimi i vetëm nuk mjafton për të mbajtur gjallë një ëndërr. Mesazhi të nxit që këtë vizion ta shfaqësh përmes veprimeve konkrete.
Mund të kërkosh mbështetje në një mënyrë që më parë mund ta kishe shmangur. Mjaft më, Peshk! Nëse ke nevojë për ndihmë, duhet ta kërkosh, sepse rezultati përfundimtar është premtues.
Në vend që të ndjesh presion, kjo vetëdije të sjell lehtësim. Tregon se kjo është e domosdoshme dhe se duhet të veprosh në interesin tënd. Struktura të jep ndjenjën e mbështetjes, duke lejuar krijimtarinë dhe intuitën të lulëzojnë pa u shpërndarë. Qëndro i/e fokusuar.