News

Vdekja e Artur Zhejit: Figura publike reagojnë pas lajmit të papritur

Vdekja e Artur Zhejit: Figura publike reagojnë pas lajmit të papritur
Artur Zheji

Artur Zheji u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, pas një sulmi në zemër, më 23 gusht. Largimi i tij, nga bota e gazetarisë dhe jo vetëm, u cilësua si një “humbje e madhe” dhe shumë figura publike reaguan për lajmin e befasishëm nëpër rrjetet sociale.

Edi Rama

“Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin”, u shpreh kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Sali Berisha

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Sali Berisha shkroi: “Homazh për Artur Zhejin! Miq, gazeteri, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe para kohe, sytë përgjithmonë. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmëve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin!”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sali Berisha (@saliberisha_faqjazyrtare)

Ilir Meta

“Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit profesionist dhe analistit brilant, Artur Zheji. Një intelektual i angazhuar, veçanërisht në mbrojtje të pavarësisë së medias, vlerave të lirisë dhe parimeve të shtetit të së drejtës, Zheji udhëhoqi edhe si bashkëkryetar Komitetin për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke dhënë një kontribut të paharruar politik e shoqëror që përherë do të vlerësohet me respekt”, shkroi në mbishkrimin e postimit të tij Ilir Meta, duke shtuar: “Është trishtim i madh kur një mik dhe një profesionist si ai humbet jetën në mënyrë kaq të papritur dhe në kulmin e pjekurisë jetësore dhe profesionale. Një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për komunitetin e gazetarëve, me të cilët ndaj ngushëllimet e mia më të sinqerta! I paharruar kujtimi i tij! Të prehet në paqen e merituar!”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare)

Erion Veliaj

“Lajm fort i hidhur ndarja nga jeta e Artur Zhejit! Ngushëllime familjes, të afermve, miqve e kolegëve për humbjen e rëndë të gazetarit dhe publicistit të shquar, që i dha shumë medias shqiptare nga vitet ‘90 e deri sot. Arturi ishte një intelektual i spikatur, një mendje kritike dhe një gazetar kalibri që do t’i mungojë shumë publikut. Prehu në paqe mik i mirë!”, shkroi kryetari i bashkisë së Tiranës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Albin Kurti, në një mesazh të gjatë në Facebook, shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij:

Vdekja e Artur Zhejit: Figura publike reagojnë pas lajmit të papritur

Rudina Xhunga

Gazetarja publikoi lajmin e hidhur në Instastory, ku shkroi:

Vdekja e Artur Zhejit: Figura publike reagojnë pas lajmit të papritur

Ardit Gjebrea

Ardit Gjebra, mik i vjetër i gazetarit të ndjerë, përmes një postimi në Instagram, tregoi se kur Arturi të kthehej nga pushimet, ata do të takoheshin:

“Po pse mo Tur...?! Lajmi më i trishtë dhe i paimagjinuar që mund të merrja sot! Miku i mirë me të cilin ndaja orë bisedash me vlerë, gazetari që i dha peshë televizioneve ku punoi, mendimtari këshillues për shumë momente të vështira miqsh, skaneristi politik ekselent... nuk do e kemi më. Një peng mbetet - kafja jonë e lënë këto ditë, pas kthimit nga pushimet... por do ketë një moment tjetër, me siguri do e rikuperojmë. Pra, nuk ka lamtumirë, thjesht mirupafshim!”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

Blendi Fevziu

Blendi publikoi një foto ku shfaqej ai dhe Arturi, në studion e “Opinon” dhe shkroi: “Artur Zheji u nda nga kjo botë sot krejt papritur. Në moshë ende të re dhe në kulm të energjive dhe të angazhimit publik. Bashkë me të, iku edhe një zë i rëndësishëm dhe autoritar i mediave e mbi të gjitha, një intelektual dhe qytetar par excellence. Duke e njohur prej viteve ‘80 dhe duke bashkëpunuar për thuaj 25 vjet me të, mbeta tejet i trishtuar nga ky lajm tragjik. U prehsh në paqe, Tur!”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Homazhet për gazetarin dhe publicistin e ndjerë do të mbahen ditën e 25 gushtit, nga ora 10:00-14:00 në ambientet e Akademisë së Arteve.

Ai u nda nga jeta në mënyrë të papritur, teksa ishte duke drekuar me të shoqen dhe djalin në një restorant në Sarandë.

 

REELS

Gjeni dikë që ju mban dorën, ecën krah jush dhe ju hap derën. #mosiulnistandardet

Rezultati 🎈🎈🎈🎈😭

Vajzat i bëjnë foto djemve të rastësishëm, i vënë në wallpaper dhe pastaj u kërkojnë t’ju bëjnë foto 😂

Propozimi që (s’)duam 😌

💃

Bad Bunny fut në xhep 👙 që i “dhuron” fansja 😌

Harrojini sherret që në mëngjes me kompanitë e taksive që s’erdhën kurrë në kohën kur i donim, tani merremi vetëm me aplikacionin e @speedtaxi24h . Ta dini ju sa pune na keni thjeshtuuuuuar!

Spotted: Emily në Venecia 🤩

Çdo muaj, Anabel e bën një xhiro nga @wellnessalbaniaclinic dhe kësaj radhe ndoqëm hap pas hapi kampionat e KF.Tirana.

Sozia e Justin Bieber, (shtiret sikur është ai), shpenzon 10 mijë $ në alkool dhe dhuron show në Las Vegas 🤣