News

Vrau veten pas bullizmit në TikTok: Ç’dihet për rastin tronditës të 41-vjeçares

Vrau veten pas bullizmit në TikTok: Ç’dihet për rastin

Një grua e identifikuar me emrin Bedrie Loka, nënë e katër fëmijëve, i dha fund jetës në fshatin Sukth të Durrësit duke pirë fostoksinë.
 
Shkak për fundin fatal të 41-vjeçares, sipas familjarëve, por edhe reagimit të policisë së Durrësit, është bërë publikimi i disa videove-montazh, me fotografinë e së ndjerës dhe një gjuhë denigruese dhe urrejtje ndaj saj. Kjo e fundit, nuk e ka përballuar dot presionin dhe vendosi t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike duke pirë fostoksinë.
 
Ngjarja e rëndë, por që ka marrë vëmendje të madhe mediatike, ka ndodhur ditën e djeshme, që në fakt për të ndjerën dhe familjen e saj duhet të ishte një ditë feste, pasi e bija kishte ditëlindjen. Detajet tronditëse vijnë nga një e afërme e Bedries, e cila i ka qëndruar pranë në spital në orët e fundit të jetës. Pak minuta para se të ndërronte jetë, Bedria ka uruar të bijën për ditëlindjen e saj dhe duket se ky ishte mesazhi i saj i fundit.
 
E ndjera punonte prej disa vitesh në një fabrikë prodhimi litarësh në Sukth të Durrësit, ndërsa i shoqi ishte punëtor sezonal në Greqi. Ky i fundit ka ardhur pranë familjes për ditët festive dhe pas ngjarjes së rëndë ka reaguar duke dhënë dëshminë e tij.

Vrau veten pas bullizmit në TikTok: Ç’dihet për rastin

Ai dyshon se fotot janë shpërndarë nga kushërira e së ndjerës. Madje, në dhjetor të vitit të kaluar në policinë e Durrësit është regjistruar një tjetër denoncim për hapjen e profilit të rremë në emrin e Bedries.
 
Në lidhje me këtë kallëzim, policia deklaroi se e ka referuar çështjen në prokurori,  ndërsa familjarë dhe drejtues të fabrikës ku punonte e ndjera japin një tjetër version për ngjarjen. Ata thonë se një konflikt me kolegët në vendin e punës është bërë shkak për gjithë këtë histori.

Familjarë dhe të afërm të së ndjerës kanë thënë se çështja u mbyll pas largimit nga puna të punonjëseve të përfshira në këtë rast, pas një konflikti banal të nisur në vendin e punës.
 
Për ngjarjen në fjalë, kanë reaguar shumë personazhe publikë shqiptar, së fundmi edhe ministri Taulant Balla dhe Elisa Spiropali me thirrjen për të ndalur sa më parë gjuhën e dhunës dhe urrejtjes ndaj grave.
 
Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti dhe vënien para ligjit të personave që kanë keqpërdorur të dhënat e së ndjerës, ndërsa shoqëria civile ka njoftuar mbajtjen e një proteste ditën e nesërme.

Vrau veten pas bullizmit në TikTok: Ç’dihet për rastin

Burimet ndihmëse: Euronews Albania, BalkanWeb

REELS

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Killed herself after being bullied on TikTok: What is known about the shocking case of the 41-year-old

Vrau veten pas bullizmit në TikTok: Ç’dihet për rastin

A woman identified as Bedrie Loka, mother of four children, ended her life in the village of Sukth in Durrës by drinking phostoxin.
 
The reason for the fatal end of the 41-year-old, according to family members, but also the reaction of the Durrës police, was the publication of several montage videos, with the photograph of the deceased and a derogatory language and hatred towards her. The latter could not cope with the pressure and decided to end her life in a tragic way by drinking phostoxin.
 
The serious event, which received a lot of media attention, happened yesterday, which in fact should have been a day of celebration for the deceased and her family, as it was her daughter's birthday. The shocking details come from a relative of Bedrie, who stayed by her side in the hospital in the last hours of her life. A few minutes before she passed away, Bedria wished her daughter on her birthday and it seems that this was her last message.
 
The deceased worked for several years in a rope production factory in Sukth, Durrës, while her husband was a seasonal worker in Greece. The latter came to the family for the festive days and after the serious event reacted by giving his testimony.

Vrau veten pas bullizmit në TikTok: Ç’dihet për rastin

He suspects that the photos were distributed by the deceased's cousin. In fact, in December of last year, another denunciation was registered with the Durrës police for the opening of a fake profile in the name of Bedries.
 
In relation to this report, the police stated that they have referred the case to the prosecutor's office, while family members and managers of the factory where the deceased worked give another version of the incident. They say that a conflict with colleagues at the workplace caused this whole story.

Family members and relatives of the deceased have said that the case was closed after the dismissal of the employees involved in this case, after a banal conflict started at the workplace.
 
For the event in question, many Albanian public figures have reacted, recently also the minister Taulant Balla and Elisa Spiropali with the call to stop the language of violence and hatred towards women as soon as possible.
 
The prosecutor's office has started investigations to clarify this case and bring to justice the persons who misused the data of the deceased, while the civil society has announced holding a protest the next day.

Vrau veten pas bullizmit në TikTok: Ç’dihet për rastin