Showbiz

Ylli Limani në mbështetje të Gjestit: “Çdo artist meriton të krijojë i lirë”

Ylli Limani në mbështetje të Gjestit: “Çdo artist
Ylli Limani/ Gjesti

Pasi Gjesti tregoi se këtë sezon është i detyruar t'i ndalë të gjitha projektet për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që i janë bërë nga distributori paraprak, Ylli Limani, përmes postimeve në Instastory, ka shprehur mbështetje ndaj artisti.

Fillimisht, Ylli publikoi një foto me sfond të kuq, me hashtag-un #MeGjestin, duke i bërë tag këngëtarit.

Ylli Limani në mbështetje të Gjestit: “Çdo artist

Më tej, u shpreh: “Çdo artist meriton të krijojë i lirë dhe të jetë zot i veprës së vet”.

Ylli Limani në mbështetje të Gjestit: “Çdo artist

Gjesti njoftoi publikun në rrjetet sociale të tij se është shkëputur për pak nga muzika, për shkak se po përballet me konflikte me distributorin e mëparshëm.

"Këtë sezon unë jam detyruar t'i ndal të gjitha projektet për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që më janë bërë nga distributori paraprak. Fatkeqësisht detyrohem që derisa këto konflikte të zgjidhen, t'i mbaj të gjitha këto projekte për vete pasi refuzoj kategorikisht të publikoj ndonjë projekt me këtë distributor."

Pasi zbuloi se ka disa projekte me të cilat po punon gjithsesi, Gjesti tha se uron ta zgjidhë sa më shpejt konfliktin për të ndarë me njerëzit dhe dashamirësit muzikën e re:

"Unë shpresoj dhe besoj shumë që këto konflikte kanë për t'u rregulluar shumë shpejt, në mënyrë që unë të filloj publikimin e projekteve direkt. Besomëni që mezi po pres t'i ndaj me ju këto projekte, edhe besomëni që nuk kam për t'u dorëzuar kurrë derisa drejtësia të gjejë vendin e vet."

Ylli Limani në mbështetje të Gjestit: “Çdo artist

 

REELS

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎

POV: Unë dhe shoqja e ngushtë në çdo rast që duhet ruajtur serioziteti

Nisjani toksikut 😂

Iluzioni optik më i famshëm në botë

POV: Ke punuar turne nate njëri pas tjetrit dhe je aq e lodhur sa del nga shtëpia pa pantallona.

Kam një pyetje. Si fillim qenke shumë e bukur!

Fëmijët urojnë çiftin 🥹🥹🥹

“Me siguri më tradhton” Ndërkohë unë me gocat 💃

Bëjini tag familjes 😂😂😂