News

Zbulohen shënimet e Lindsay Clancy-t në ditar, të shkruara para vrasjes së 3 fëmijëve

Gjyqi ndaj Lindsay Clancy-t ka hyrë në javën e dytë, ndërsa prokuroria dhe mbrojtja po përqendrohen gjithnjë e më shumë te gjendja e saj mendore në muajt para vrasjes së tre fëmijëve.

Seanca e fundit u përqendrua te shënimet personale që Lindsay kishte mbajtur në muajt para janarit 2023.

Në ditarin e saj, ajo përshkruante ankthin, ndjesinë e mbingarkesës nga mëmësia dhe vështirësitë për ta vënë në gjumë djalin e saj të porsalindur, Callan. Ajo shkruante gjithashtu për frikën se ai mund të ishte i sëmurë, shqetësimin për rikthimin në punë si infermiere në repartin e lindjeve, pamundësinë për të ushqyer me gji dhe ndjesinë e shkëputjes nga fëmijët dhe bashkëshorti i atëhershëm.

“Jam aq e rraskapitur nga kujdesi i vazhdueshëm për të gjithë, sa mendja ime po përpiqet të më bindë se kam diçka fizike, vetëm që të mund të pushoj," shkroi ajo më 18 nëntor 2022.

Mbrojtja argumenton se Lindsay ishte një nënë e dashur, por se u pushtua nga psikoza pas lindjes, një gjendje e rrallë dhe e rëndë psikiatrike që mund të ndikojë në perceptimin e realitetit.

Prokurorët, nga ana tjetër, thonë se ajo veproi me qëllim dhe duhet të mbajë përgjegjësi penale për vdekjen e fëmijëve të saj, Callan, Dawson dhe Cora Clancy, të cilët ishin nga tetë muajsh deri në pesë vjeç.

Avokatët e saj nuk e kundërshtojnë faktin se ajo i vrau fëmijët. Por si në gjyqin penal, ashtu edhe në padinë për neglizhencë mjekësore, ata pretendojnë se 35-vjeçarja vuante nga çrregullim bipolar, i cili nuk u diagnostikua plotësisht deri pas ngjarjes.

Sipas ekipit mbrojtës, gjendja e saj u përkeqësua ndërkohë që merrte medikamente psikiatrike që ndryshonin vazhdimisht, disa prej të cilave mund të jenë problematike për pacientët me çrregullim bipolar.

Ditari hedh dritë mbi gjendjen e saj mendore

Në tre muajt para vrasjeve, mjekë të ndryshëm i dhanë antidepresantë, ilaçe për gjumin, një antipsikotik dhe medikamente të tjera, ndërsa ajo raportonte pagjumësi gjithnjë e më të rëndë, ankth, dëshpërim dhe konfuzion.

“Dua ndihmë. Dua të bëhem mirë," lexoi avokati Kevin Reddington nga një prej shënimeve.

Lindsay kishte shkruar gjithashtu se ndihej “jashtëzakonisht e trishtuar dhe fajtore” për faktin që nuk po ushqente me gji dhe se ishte bërë “e fiksuar” pas orarit të gjumit dhe dremitjeve të Callan-it.

“Kam një mjegull mendore të tmerrshme. Ndihem sikur nuk arrij të organizoj asgjë," shkroi ajo në një tjetër shënim pa datë. “Jetoj duke pritur vetëm gjumin e radhës. Kam frikë se Cal do të lodhet tepër, sepse ndihem e paaftë ta qetësoj.”

Në padi të tjera, Lindsay dhe ish-bashkëshorti i saj, Patrick Clancy, pretendojnë se mjekët nuk e trajtuan siç duhej gjendjen e saj dhe duhej ta kishin kuptuar se ajo përbënte rrezik për veten dhe fëmijët. Mjekët i kanë mohuar akuzat dhe kundërshtojnë pretendimin se Lindsay u kishte thënë qartë se synonte t’i dëmtonte fëmijët.

Ajo kishte kërkuar ndihmë para ngjarjes

Në fund të dhjetorit 2022, Lindsay kërkoi trajtim në një program për depresionin pas lindjes. Sipas padisë, mjekët vunë re se disa nga simptomat mund të ishin shkaktuar nga medikamentet.

Ata i këshilluan që ta ndërpriste gradualisht antipsikotikun dhe Lindsay u largua nga programi pas një dite. Në natën e Vitit të Ri, ajo u shtrua me dëshirën e saj në një spital psikiatrik dhe qëndroi aty për disa ditë.

Pas kthimit në shtëpi, vazhdoi takimet me psikiatrin. Takimi i fundit, sipas padisë, zgjati 17 minuta dhe u zhvillua më 23 janar 2023, një ditë para vrasjeve. Sipas avokatëve, ditën e ngjarjes ajo besonte se po dëgjonte një zë që e urdhëronte të kryente veprimeve të rrezikshme.

Atë mbrëmje, ajo i kërkoi bashkëshortit të dilte për disa porosi. Prokurorët e interpretojnë këtë si një mënyrë të qëllimshme për ta larguar nga shtëpia.

Dëshmia e ish-bashkëshortit

Javën e kaluar, Lindsay Clancy qau në sallën e gjyqit ndërsa Patrick Clancy dhe dëshmitarë të tjerë përshkruanin çfarë gjetën pas kthimit të tij në shtëpi.

Ai i tha trupit gjykues se e gjeti të shoqen të plagosur jashtë shtëpisë dhe më pas fëmijët pa shenja jete. Në një telefonatë me urgjencën, të dëgjuar në sallën e gjyqit, ai tha: “Ajo i vrau fëmijët.”

Lindsay Clancy mbeti e paralizuar nga mesi e poshtë pas ngjarjes, pasi u hodh nga ballkoni i shtëpisë.

Dy ditë më vonë, në spital, një psikologe mjekoligjore e pyeti si ndihej dhe ajo u përgjigj: “E tmerruar.” 

Lindsay ishte e intubuar dhe komunikonte përmes mesazheve të shkruara në një tabelë. Ajo pyeti gjithashtu nëse kishte avokat, nëse trupi dhe këmbët i ishin dëmtuar, nëse mund të priste vizitorë dhe ku ndodhej familja e saj.

Mjekët dëshmuan të hënën se Callan, tetë muajsh, mbërriti në spital në gjendje kritike. Ai u transferua në Boston Children’s Hospital dhe ndërroi jetë pas tre ditësh.

Prokuroria kërkon që fokusi të mbetet te Lindsay Clancy. Në deklaratën hapëse, prokurorja Shanan Buckingham u përpoq ta mbante vëmendjen e trupit gjykues te veprimet e të pandehurës dhe jo te mjekët që e kishin trajtuar.

Nëse shpallet fajtore për vrasje, Lindsay Clancy rrezikon burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht. Nëse shpallet e pafajshme për shkak të mungesës së përgjegjësisë penale, ajo do të dërgohet në një institucion shtetëror të shëndetit mendor.

Burimet: PBS News / Associated Press

REELS

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞