
Dy muaj pasi u bë publike fejesa e saj me Harry Styles, Zoë Kravitz ka vendosur më në fund të tregojë unazën që ka tërhequr menjëherë vëmendjen.
Aktorja 37-vjeçare mori pjesë në një event të organizuar nga Jessica McCormack në Londër, ku u shfaq me një fustan e këpucë sateni, bizhuteri me diamante dhe syze dielli. Por detaji që mori gjithë vëmendjen ishte unaza e fejesës në gishtin e dorës së majtë.
Sipas ekspertëve të bizhuterive, unaza ka një diamant cushion-cut me madhësi që mendohet të jetë mes 6 dhe 9 karatëve, i vendosur në ar të verdhë. Vlerësimet më të besueshme flasin për një gur rreth 9 karatësh, që e vendos unazën në të njëjtën kategori me disa prej unazave më ikonike të Hollywood-it.

Harry Styles dhe Zoë Kravitz u lidhën në gusht të vitit 2025. Në prill të këtij viti u raportua se këngëtari i propozoi martesë aktores, ndërsa lajmin e ndanë fillimisht vetëm me familjarët dhe miqtë më të afërt.
Sa i përket vlerës, ekspertja Olivia Landau nga The Clear Cut vlerëson se unaza kushton rreth 500 mijë dollarë, ndërsa burime të tjera kanë sugjeruar se çmimi mund të arrijë deri në 1 milion dollarë, në varësi të pastërtisë së diamantit, prerjes dhe faktit nëse është një dizajn i personalizuar.

Ekspertët besojnë se unaza ka një diamant të zgjatur cushion-cut, të vendosur në një kornizë të hollë prej ari të verdhë, me një dizajn minimalist dhe modern.
Fansat kanë vënë re edhe një detaj interesant: Zoë Kravitz është ambasadorja e parë e markës së bizhuterive Jessica McCormack, ndaj shumë mendojnë se edhe unaza e fejesës mund të jetë krijuar pikërisht nga kjo shtëpi luksoze.

