Fashion & Beauty

Do ta dashuroni këtë stiliste për atë që ka bërë për fëmijët shqiptarë!

Do ta dashuroni këtë stiliste për atë që ka

“Ne jemi njëkohësisht të bukur dhe të shëmtuar, të ëmbël dhe të hidhur, të lumtur dhe të trishtuar, të fortë, por edhe delikatë. Nuk mund të përkufizohemi më, ne jemi ajo çfarë kemi jetuar. Jemi të përbërë nga të gjitha vështirësitë dhe çastet e lumtura që kemi kaluar në jetë. Këtë mesazh dua që të japë dhe marka ime. Dua që ajo të reflektojë të përditshmen, me vështirësitë dhe momentet e bukura të saj. Është një markë klasike, por me një detaj që e bën ndryshe nga të tjerat. Tek logoja kam shtuar edhe Dyseldorfin. Kjo sepse Gjermania ka patur një ndikim të madh tek puna ime. Ne, si vend, kemi një element original, që dallon mbi të tjerët.”

Ngjyra, forma dhe një frymëzim që vjen nga një botë ndryshe. Kjo është inciativa e Inesit, stilistes së re që duket se është e prerë për këtë projekt jo fort të zakontë. Bëhet fjalë për një bashkëpunim midis saj dhe fotografit Endrit Mertiti, i cili synon të dhurojë të gjitha të ardhurat e koleksionit të Inesit për fondacionin Down Syndrome Albania. Një projekt që shkon përtej dëshirës për të kontribuar dhe një njeri në krye të saj që na bën të kuptojmë se kornizat vërtet nuk janë për njerëzit.

E frymëzuar nga gjyshja dhe me lirinë e plotë që prindërit mund t’i japin fëmijës të tyre, Ines Castro e kuptoi qysh në moshë të vogël se moda ishte fusha e saj. Ajo u rrit me dëshirën për t’i bërë gratë dhe vajzat të ndihen të sigurta, njëkohësisht magjike.

Nëse keni ndjekur profilin e fotografit Endrit Mertiri këto ditë në Instagram, me siguri i keni marrë këto energji. Modelet më të famshme të kopertinave shqiptare shfaqen në to, të veshura me fustane që bien menjëherë në sy. Modele të guximshme, kombinime mikluese të klasikes dhe modernes, si dhe prerje tejet të guximshme për rrugët e Tiranës: këto janë të gjitha krijime të kësaj stilisteje të re, por që premton shumë. Por çfarë e lidh dhe e frymëzon një stiliste të re gjermane për të sjellë në Shqipëri të gjitha të ardhurat e krijimeve të saj?

Nuk është aspak një rastësi. Inesi ka një lidhje të fortë personale që vendosi ta rrëfente në këtë intervistë ekskluzive për Anabel.al.
Na bëri kuriozë fillimisht, sigurisht shkëndija e parë që e nxiti ta ndërmerrte këtë nismë. E pyetëm se si i lindi ideja dhe na tregoi se si gjithçka nisi në një fragment të vetëm:

Në fakt, ideja lindi në Shqipëri. Isha duke takuar babanë tim. Ai jeton dhe punon këtu, kështu që vizita e mia në Shqipëri janë të përvitshme. Kur po e prisja në zyrën e tij, pashë këto kartolinat e vogla të zbukuruara me vizatime fëmijësh. Më frymëzuan menjëherë dhe nisa të imagjinoja. Por, gjithçka mori kuptim kur më thanë se ishin realizuar nga fëmijët e fondacionit DSA.

Dhe në fjalët e Inesit ndihet pasioni dhe përkushtimi për këtë projekt:

“U preka vërtet. Ato ngjyra dhe linja u shndërruan papritur në historitë dhe ëndrrat e fëmijëve të vegjël. Duhej patjetër të bëja diçka për ta. E kisha të gjithë koleksionin në mendje, por duhej ta realizoja në Shqipëri, sepse i dedikohej pikërisht atyre: fëmijëve shqiptarë. Mendova çdo detaj dhe vendosa të kontaktojë Endritin. Doja më të mirët e fushës.”

Sado e pabesueshme tingëllon iniciativa e një stilisteje të re gjermane për t’i dhuruar të gjitha të ardhurat një organizate të huaj, përgjigjet e saj nuk lënë vend për dyshim. Ajo shpjegon se si ky projekt bamirësie po kontribuon në rritjen e saj jo vetëm si profesioniste, por edhe si njeri. Është duke e shijuar vërtet përvojën që e ka ushqyer pasionin e saj për të bukurën dhe e ka pasuruar më shumë.

“Edhe pse kam qenë gjithnjë një njeri i ndjeshëm, këta fëmijë më kanë mësuar që ëndrrat dhe ngjyra nuk kanë kufij. Është normale të jesh ndryshe nga të tjerët”, e mbyll bisedën stilistja, krijimet e të cilës janë shëmbëlltyrë e këtij mesazhi të fortë, që gjen kaq shumë vend në botën ku jetojmë.

Ergisa Bejkollari
Gazetare

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Gafa jemi, njerëz bëjmë😌