Metropolitan

2026 është 2016-a e re?! Pse Gen Z po e kthen internetin pas në kohë?

2026 është 2016-a e re?! Pse Gen Z po e kthen internetin pas në
Foto: Kylie Jenner, Zara Larsson

Nëse videot që po qarkullojnë në rrjetet e tua sociale gjatë kësaj kohe të duken të njohura, aq sa ke filluar të mendosh se algoritmi po të kthen pas në kohë, nuk je tërësisht gabim.

Filtrat, grimi i guximshëm, editimet me shkëlqim dhe hiti i famshëm "Lush Life" i këngëtares Zara Larsson janë rikthyer. Online, shumë të rinj po thonë: “2026 është 2016-a e re” dhe interneti duket se mezi e ka pritur këtë moment.

Si nisi gjithçka?

Shprehja filloi të përhapej në dhjetor 2025 falë Great Meme Reset, një lëvizje në rrjetet sociale, kur kërkimet online për këtë frazë arritën kulmin në mbarë botën. Një përdorues i TikTok, propozoi 1 janarin 2026 si një “ditë rifillimi”, por nuk bëhet fjalë për një fillim tërësisht të ri.

Gjatë këtij viti, mund të rikthehet kultura e internetit plot lojë e humor e vitit 2016. Shumë shpejt, përdoruesit nisën të ripostonin meme duke rikthyer humorin e lehtë të asaj kohe.

Pse 2016 ka rëndësi?

Përpos asaj që po qarkullon mbi vitin 2016, mund të themi se ishte një vit mjaft i lehtë për t'u jetuar.

Bëhej fjalë për një lehtësi që nuk e kuptonim se po e jetonim. Muzika dukej si një përvojë e përbashkët. Të gjithë ndanin të njëjtat shaka e të njëjtat trende. Stili ishte pa komplekse, ngjyrat e lehta ishin më të përdorurat për flokët. Varëset e ngushta pas qafës, lapësat e buzëve dhe këpucët adidas i shihje thuajse kudo. Gjatë asaj kohe të gjithë e shfaqnin stilin e tyre hapur pa frikë nga paragjykimi. Me pak fjalë për shumë të rinj të Gen Z dhe milennials të hershëm, 2016-a ndihej si kulmi i gëzimit në internet.

2026 është 2016-a e re?! Pse Gen Z po e kthen internetin pas në

Çfarë kërkojnë njerëzit tani nuk është kthimi te xhinset e ngushta apo playlistat e caktuara. Është kthimi te ndjenja e asaj kohe. Nostalgjia duket se është kthyer në një mekanizëm për t'u përballur me realitetin.

Pamja e 2016-ës po rikthehet, por e përditësuar. Grimi minimalist po lë vend për një tjetër më shprehës. 

Njerëzit vazhdojnë t'u rikthehen serialeve që kanë filluar që në 2016-ën. Madje edhe shumë të famshëm si Kylie Jenner dhe Ariana Grande po rikthejnë pamje nga ajo periudhë gjatë së cilës numri i ndjekësve të tyre u rrit.

2026 është 2016-a e re?! Pse Gen Z po e kthen internetin pas në

Pse Gen Z e dëshiron këtë?

Pandemia, presioni për t’u dukur perfektë online, ka bërë që shumë të rinj të zgjedhin gëzimin përpara perfeksionit.

Sipas krijueses digjitale Harman Kaur njerëzit janë lodhur duke ndjekur algoritmin, ata duan që interneti të jetë sërish argëtues.

REELS

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

2026 is the new 2016?! Why is Gen Z turning the internet back in time?

2026 është 2016-a e re?! Pse Gen Z po e kthen internetin pas në
Photo: Kylie Jenner, Zara Larsson

If the videos circulating on your social networks during this time seem familiar to you, to the point that you're starting to think the algorithm is taking you back in time, you're not entirely wrong.

Filters, bold makeup, glossy edits and Zara Larsson's hit "Lush Life" are back. Online, many young people are saying: "2026 is the new 2016" and the internet seems to have been waiting for this moment.

How did it all start?

The phrase began to spread in December 2025 thanks to the Great Meme Reset, a social media movement when online searches for the phrase peaked worldwide. One TikTok user proposed January 1, 2026, as a “reset day,” but it’s not about a completely new beginning.

This year, the playful and humorous internet culture of 2016 may return. Soon, users began reposting memes, bringing back the lighthearted humor of that time.

Why does 2016 matter?

Aside from what is circulating about 2016, we can say that it was a fairly easy year to live through.

It was a lightness that we didn't realize we were experiencing. Music seemed like a shared experience. Everyone shared the same jokes and the same trends. Style was uncomplicated, light colors were the most used for hair. You could see tight necklaces behind the neck, lipsticks and Adidas shoes almost everywhere. During that time, everyone showed their style openly without fear of prejudice. In short, for many young Gen Z and early millennials, 2016 felt like the height of online joy.

2026 është 2016-a e re?! Pse Gen Z po e kthen internetin pas në

What people are looking for now is not a return to skinny jeans or certain playlists. It's a return to the feeling of that time. Nostalgia seems to have become a coping mechanism.

The 2016 look is making a comeback, but with an update. Minimalist makeup is giving way to a more expressive one. 

People continue to revisit series that began in 2016. Even many celebrities like Kylie Jenner and Ariana Grande are reliving footage from that period during which their number of followers grew.

2026 është 2016-a e re?! Pse Gen Z po e kthen internetin pas në

Why does Gen Z want this?

The pandemic, the pressure to look perfect online, has led many young people to choose joy over perfection.

According to digital creator Harman Kaur, people are tired of following the algorithm, they want the internet to be fun again.